Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

'Në 16 shkurt eja në shesh, protesto për xhepin tënd'

'Në 16 shkurt eja në shesh, protesto për xhepin tënd'

14:58, 06/02/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku.

Gjatë vizitës së sotme në një numër të madh dhe të shumëllojshëm biznesesh vërejta se shumica e tyre ndonëse ora po afronte 12 nuk kishin nisur ende të bënin shitjet e para. Qytetarët nuk kanë parà të blejnë produkte, nuk konsumojnë pasi të gjitha të ardhurat u shkojnë në taksa, çmimin e nergjisë, tarifën e ujit, kostot e transportit. Edhe marketet ishin në krizë të thellë sa i takon konsumatorëve, dëshpërimi i tyre qe i madh.

A ka zgjidhje kjo situatë? Po! Një ekonomi e drejtuar për nga konsumi dhe qytetari e jo nga oligarkua është zgjidhja. Përkrah uljes së taksave, uljes së TVSh-së dhe incentivave të bizneseve do të shoqërohet me rritjen e pagave, uljen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe sa e sa të mirave të tjerave që rëndojnë artificialisht kostot e produkteve. Qytetarët do t’u rikthehen shpenzimeve dhe nuk do t’u mbarojë rroga në ditët e para të muajit.

Ata që nuk e duan konsumin, që duan një individ të varfër, një shqiptar që nuk konsumun por që vetëm taksohet për tu pasuruar vetëm lagjia e mazhorancës, janë ata që sot qeverisin. Në 16 shkurt eja në shesh për të protestuar për xhepin tënd. Eja në shesh për të protestuar për taksat e larta. Për tarifat e larta. Eja në shesh për një Shqipëri më të mirë dhe për një shqiptar me më pak taksa.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco