VIDEO/ Përplasje e fortë e opozitës me Lleshajn për fshehjen e abuzimit me të miturën në Kavajë

VIDEO/ Përplasje e fortë e opozitës me Lleshajn për fshehjen e abuzimit me të miturën në Kavajë

14:34, 06/02/2019
A+ Aa A-

Një përplasje e fortë ka ndodhur para pak minutash në Komisionin e Edukimit ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e fshehjes nga Policia të abuzimit seksual me të miturën në Kavajë.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se për këtë çështje, Lleshaj do të thirret në një seancë tjetër dëgjimore, të posaçme.

Ministri Lleshaj nga ana e tij tha se arrestimi i abuzuesve të nxënëses 14-vjeçare ishte bërë para se ky fakt të bëhej publik, por u kundërshtua nga ish-ministri Flamur Noka, i cili e theksoi se arrestimi i tyre u bë vetëm pasi e denoncoi publikisht ish-kryeministri Sali Berisha. 

Ndiqni debatin dhe videon:

Vokshi: Ministri i Brendshëm e pranoi vetë se ngajrja kishte ndodhur ; nuk ishin informuar ; e kishte quajtur publicitet pavarësisht se ishte krim monstruoz. E pranoi vetë se e kishte fshehur. Se me çfarë tagri ministri e pranon se kush është publicitet dhe kush nuk është...E ka detyrim policia të informojë publikun. E pranoi vetë.

Ministri Lleshaj: Zonja Vokshi, mos i shtrembëroni ato që thashë.

Vokshi: Ju, unë nuk e kam zakon të shtrembëroj fjalët. S’e kam zakon.

Ministri Lleshaj: Ju thashë një fakt që ka rëndësi të madhe. Personat në fjalë janë ndaluar nga Policia përpara se shefi juaj ta bënte publike.

Vokshi: A është fshehur ngjarja?

Ministri Lleshaj: Jo!

Vokshi: Po pse nuk e keni lëshuar në komunikatë?!

Ministri Lleshaj: Është referuar në prokurori.

Vokshi: Jo! Në komunikatër zyrtare!

Noka: Ish-kryeministri Berisha ka një datë kur e ka bërë denoncimin publik. Na tregoni ju qoftë dhe një dokument që Policia e shtetit ka ndërhyrë para kësaj date!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi06/02/2019 14:54

Pse lodheni kot me leshin.Ai eshte nje kadet qyshe 10 vjece .Ter jeten eshte mesuar me i ra me dore ne vc.

Shto koment

Denonco