Berisha: Baton Haxhiu është kryeargat i Beogradit ...

Berisha: Baton Haxhiu është kryeargat i Beogradit ...

22:26, 05/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sërish kundër idesë për ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës.

I ftuar në ‘Tempora’, Berisah tha se ata që ndajë këtë ide, janë argatë të Beogradit, ndërsa shtoi se Baton Haxhiu është kryeargat i Serbisë dhe është vënë në shërbim të idesë për ‘Sebinë e Madhe’.

‘E vërteta është se unë kurrë nuk jam shprehur, nuk kam pranuar dhe nuk pranoj, asnjë lloj ndarje as coptimi të territoreve të Kosovës, unë e konsideroj tokë shqiptare çdo centimetër të atij shteti përfshirë edhe qindra mijëra kilometra jashtë tij. Kë nj pseudo të vërtetë argatët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë japin variantin e Beogradit. Në vitin 2011 unë dhe kryeministri i Kosovës në atë kohë biseduam dhe në fund dolëm me deklaratën se ndryshimi i kufijve do të thotë hapjen e Kutisë së Pandorës. Argatit ju futën të dy emrat në një këpucë dhe ky argat vetëm një javë përpara u tha analistëve se me marrëveshjen me Serbinë dhe nënshkrimin për ndryshim territoresh mbyllet Kutia e Pandorës, në 2011 hapej Kutia e Pandorës. Këta flasin nga mëngjesi deri në darkë deklaratën e Beogradit. Çfarë përfaqëson Vuçiçi, po lexoj 5 rreshta nga fjalimi i tij i djeshëm: Ne duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë, a e dinë ata serbë se duhet të hanë ushqimin tonë sepse ushqimi i tyre është i helmuar, të pinë ujë dhe barnat tona’. Ky është një racist i pështirë. Më tej thotë: ‘pranë çokollatave qëndron flamuri serb’. J ky është miku i ngushtë i Edi Ramës, miqësi për të cilën Rama ka krenari të madhe. Batoni është argat in chef, është kryeargati. Kush i tha Ramës ti varë në qafë çelësin e Tiranës Goran Bregoviçit, i cili është këngëtar i himneve serbe të masakrës së shqiptarëve në Kosovë’, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco