Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

A do të bënte Sali Berisha marrëveshje me Ramën nëse do të ishte në krye të PD? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

A do të bënte Sali Berisha marrëveshje me Ramën nëse do të ishte në krye të PD? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

22:04, 05/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Tempora’, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar edhe njëherë se zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë me Edi Ramën kryeministër.

I pyetur nga gazetarja Sonila Meço, nëse do të kishte bërë marrëveshje me Ramën në 2017-n po të ishte në vend të Bashës, Berisha tha ‘PO, sepse duhej faktuar që me Rmën nuk bëhen zgjehje’.

‘Gjërat e mëdha sigurisht në vartësi nga lidhjet ndajnë dhe bashkojnë. Shqiptarët sot japë para disa momenteve thelbësore dhe historike. Në Shqipëri shqiptarët ndodhen para mbylljes së tretë të dyerve për ha[jen e negociatave me BE, sepse këtu regjimi i kakistokracisë është bërë famoz në europë dhe në botë si regjimi i trafiqeve, me trafiqet për trafiqet. Kjo besoj se kur re emëron ministër të brendshëm del i lidhur me bandat, zëvendësuesi ka vëllanë, në krye të grupit parlamentar ke një njeri me 5 mbiemra që ka udhëtuar me Edmond Begon. Këta njerëz kanë në shpirt vetëm trafiqet dhe krimin, ata janë të lidhur me krimin, e kam me Edi Ramën dhe grupin e tij. Merr pakl lidhjet e tmerrshme që po dalin tani me bandat. Regjistrimet e publikuar në Zërin e Amerikës vërtetojnë para shqiptarëve sot se bandat e krimit vodhën zgjedhjet. Këta janë të lighur me krimin nuk kanë një kauzë kombëtare. Në Venezuelë Maduron po e përmbysin sepse ka dhunuar zgjedhjet, siç mori mandatet Edi Rama. Mosduro dhe Rama janë vëllezër siamezë në këtë drejtim. Marrëveshja e 17 majit ka etur vetëm një qëllim të krijojë klim për zgjedhjet por nuke krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën me çdo çmim dhe me çdo kusht zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka. Më e fundit është që qytetarët të fillojnë mosbindjen civile. Marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar për të kthyer votën në Shqipëri është skenari venezuelian. Nëse shqiptarët nuk reagojnë kanë vetëm një zgjidhje azilin. Apsolutisht po. Duhet ta faktosh që ky nuk bën zgjedhje. Opozita duhet të rikthejë dhe të bëjë atë që bëjnë venezuelianët ndaj një tirani, i cili përdor gjithçka për të dhunuar zgjedhjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco