FOTO/ Zbardhet takimi i presidentit Meta me banorët e ‘Unazës së Re’

FOTO/ Zbardhet takimi i presidentit Meta me banorët e ‘Unazës së Re’

12:54, 03/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të ‘Unazës së Re’, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’’.

Gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të ‘Unazës së Re’ se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco