VIDEO/ Basha zbardh planin: 150 milionë USD në vit për bujqësinë, shkatërrim oligarkëve

VIDEO/ Basha zbardh planin: 150 milionë USD në vit për bujqësinë, shkatërrim oligarkëve

12:47, 03/02/2019

‘Prioriteti i PD është hapja e vendeve të punës me paga dhe kushte dinjitoze. Me planin e PD, kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe u fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës’.

Kështu tha gjatë ditës së sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim në Fier.

‘150 milionë dollarë në vit për bujqësinë dhe shkatërrim i rrjetit të oligarkëve e monopolistëve, që janë shkaku kryesor i fatkeqësisë së çdo prodhuesi në vend’, theksoi kreu i opozitës gjatë takimit me fermerës në zonën e Frakullës.

‘Mesazhi ynë është mesazhi i shpresës tek e nesërmja. Të mos i paketoni gjërat e të ikni, por të qëndroni, të përballeni dhe të merrni atë që është e juaja dhe ju takon.

Më 16 shkurt nuk do të ketë fjalime. Ftesa ime është: ejani në Tiranë, me pjesëmarrjen tuaj bëni atë që bën çdo popull europian: deklaroni fundin e këtij regjimi dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike’, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Takimet Lulzim Bashës me banorët e Fierit dhe fermerët në Frakull:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët në qarkun e Fierit t’I bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë për t’i dhënë fund braktisjes nga qeveria. Të gjithë tregtarët që Basha takoi brenda dyqaneve të tyre pohuan se situata ekonomike është përkeqësuar.

Vetëm 1 shitje kam bërë’- u shpreh një tregtar. Një grua me një dyqan prej 20 vjetësh tha se nuk kishte shitur asgjë, ndërsa një tjetër, edhe ai me një biznes të vogël, tregoi se nga rënia e të ardhurave, nga futja në skemën e tvsh-së dhe rritja e taksave, nuk ble dot as ilaçet.

Kryetari Basha u tha qytetarëve se ka ende shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjithësecilit dhe se plani I Partisë Demokratike e bën të mundur këtë.

 ‘Me një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, vende pune me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i Partisë Demokratike, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe u fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës. ‘ – u shpreh Basha.

Nga Fieri, Lulzim Basha dha edhe një mesazh për studentët, të cilët janë nën kërcënimin e kryeministrit për të humbur vitin akademik.

 ‘Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka e do të ketë vetëm një përfundim: çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të të gjithë Shqipërisë.’- theksoi Basha.

Kreu i opozitës shprehu besimin se rasti më i mirë për t’i dhënë vendit një mundësi të re është më 16 shkurt, me protestën e opozitës në Tiranë.

 ‘Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ne ju ftojmë me 16 shkurt të vini të gjithë në Tiranë dhe t’ja hedhim në Lanë këto armë, bashkë me propagandën, në mënyrë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do t’i bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.’ - tha Basha në Fier.

Pjesë e rëndësishme e planit ekonomik të PD është zhvillimi i bujqësisë. Fermerët në zonën e Frakullës i thanë Kryetarit të PD se nuk kanë marrë asnjë subvencion, asnjë mbështetje nga qeveria këto 5 vjet.

 ‘Jemi copë copë. Qeveria na vjen këtu e na mashtro, jemi në mëshirë të fatit’- u shprehën fermerët gjatë takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike, Ii cili shpjegoi se shtylla e planit të PD për zhvillimin e bujqësisë është subvencionimi.

 ‘Sektori i bujqësisë është një sektor, i cili nuk mund të mbijetojë pa subvencione. Zgjidhja jonë për fshatin është që të dedikojmë 100 milionë usd në vit për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, në mënyrë që edhe ju të nxirrni fitimin epunës suaj, edhe prodhimet tuaja të arrijnë tek konsumatori me një çmim të arsyeshëm. Pra, 50 milionë usd do të shkojnë për infrastrukturën, 100 milionë usd do të jepen si subvencione të drejtpërdrejta.’-tha Basha.

Si do të fitoni ju, kur ju nuk futeni dot në treg. Unë e di që ju nuk futeni dot as në tregjet e qyteteve, se edhe tregjet e qyteteve i kanë kapur dy duar. Kjo që po ndodh me ju, ka ndodhur me të gjithë tregun. Pra, në kuptimin politik, që të mos ju lodh me shifra, së pari ne do ta shkatërrojmë këtë rrjet oligarkësh, monopolistësh, gjakpirësish, sepse kjo është shkaktarja kryesore e fatkeqësisë suaj dhe e çdo prodhuesi, edhe e prodhuesve të tjerë që nuk jetojnë me tokën.

Ne, mjete politike, veç zgjedhjeve, për të ardhur në pushtet, nuk kemi. Por zgjedhje të lira e të ndershme me Niçen, me Gjushin, me Ramën, nuk ka. Kjo është arsyeja që ju kemi thirrur në një protestë në 16 shkurt. Sepse këtë zgjidhje mund ta jepni vetëm ju si popull. Nuk ju kam thirrur për të mbajtur fjalime më 16 shkurt. Nuk kam çfarë t’ju them më. E vetmja gjë që mund t’ju them, është ejani aty, me pjesëmarrjen tuaj, bëni atë që bën çdo popull europian: deklaroni fundin e këtij rregjimi dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike.

Gjatë qëndrimit në Frakull, kryetari Basha pa kushtet në një serë me luleshtrydhe dhe dëgjoi nga pronarët e serave për braktisjen e plotë nga qeveria. Përveç mungesës së subvencioneve, ata pohuan se çmimi i naftës e dëmton rëndë biznesin.

 ‘Si ai që bredh me X6 dhe unë që punoj tokën time, paguajmë 1700 lekë litrin e naftës dhe nuk marrim asnjë lloj ndihme nga shteti.’- u shpreh një fermer, i cili ngriti zërin edhe për dëmin që i shkaktohet prodhimit nga plehrat kimikë të skaduar. ‘Konsumatori nuk e ha dot këtë luleshtrydhe këtu, sepse kjo është spërkatur 10 herë, sepse helmi nuk bën efekt.’

Kryetari Basha shpjegoi se subvencionimi direkt i fermerit do të ndikojë menjëherë tek cilësia e prodhimit, sepse edhe plehrat kimikë do të këtë mundësi t’i blejë nga më cilësorët me paratë që financon buxheti për ta.

Lulzim Basha i dha përgjigje edhe dilemës së mijëra shqiptarëve, e cila i erdhi si pyetje nga fermeri i Frakullës: të rrimë në këtë vend apo të marrim familjen e të arratisemi një orë e më parë.

 ‘Synimi kryesor i programit tonë është punësimi dhe ju, nëpërmjet aktivitetit tuaj siguroni punësim, pra meritoni mbështetje. Ju kërkoni mundësi. Me këtë qeveri nuk i keni patur, por me ne do t’i keni këto mundësi. Mesazhi që dua të të jap sot është një mesazh shprese tek e nesërmja, jo t’i mbyllësh gjërat e të ikësh, por të qëndrosh, të përballemi dhe të merrni atë që është e juaja dhe ju takon’- tha Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco