Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

‘Grup hetimor për projektin’, banorët e Astirit takim me presidentin Meta

‘Grup hetimor për projektin’, banorët e Astirit takim me presidentin Meta

11:40, 03/02/2019
A+ Aa A-

Banorët e Astirit të cilët prej muajsh protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre pa asnjë kompensim nga qeveria, ditën e sotme po zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta.

Ata u shprehen në lidhje me arsyen se përse po tkojnë presidentin dhe jo ministren, teksa edhe njëherë cilësojnë projektin si abuziv.

“Asnjëri nga deputetët e PS-së nuk është bërë i gjallë. Dhe ne vendosëm që ti bëjmë një peticion presidentit dhe që po na pret. Ne kërkojmë që të shfuqizohet projekti dhe. Nuk kemi pse ta takojmë ministren e re ajo është vrazhda e këtyre. Këtë duhet ta marrin vesh edhe ambasadat. Le të vijnë të na shikojnë sepse ne nuk jemi budallenj që protestojmë për disa muaj rresht.”- u shpreh një nga banorët.

Banorët tashmë kanë firmosur një peticion të cilin do e dorëzojnë tek presidenti Meta për ngritjen e një grupi hetimor në lidhje me projektin.

“Sot kemi përgatitur një kërkesë që do ti dorëzohet shumë shpejt Presidentit të Republikës në mënyrë zyrtare nga Unaza e Re. Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri bashkë me prokurorë shqiptarë për të hetuar në mënyrë të posaçme aferën e Unazës së Re.”- u shpreh avokati Artan Manushaqe pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco