Lulzim Basha ka një mesazh për të gjithë studentët

Lulzim Basha ka një mesazh për të gjithë studentët

11:34, 03/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar takime të shumta gjatë ditës së sotme.

Duke qëndruar në Fier, Basha ka folur dhe për kërcënimet që po bën Edi Rama gjatë takimeve me studentët.

Nga Fieri Basha lëshoi mesazhin për studentët, duke thënë  se nuk ka shanse për djegien e vitit shkollor.

‘Asnjë shans nuk ka Edi Rama, të jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë’, tha kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala  e Lulzim Bashës në Fier:

Objektivi madhor i PD është punësimi

Me një qeveri që ka një plan ekonomik, për të hapur vende pune. Vende pune me paga dinjitoze dhe kushte dinjitoze.

Ky është prioriteti i Partisë Demokratike. Ky është prioriteti I grupit tonë parlamentar. Ky është prioriteti ynë.

Kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën, gënjen dhe I fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës.

Mesazhi i Bashës për studentët

Asnjë shans nuk ka Edi Rama, të jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë, për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: Çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotërit e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë.

Të gjithë në Tiranë me 16 shkurt

Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ndaj, ju ftoj me 16 shkurt, të vini të gjithë në Tiranë dhe të ja hedhim në lanë këto armë, bashkë me propagandën, në mënyrë që të gjithë sëbashku, të rindezim motorrët e ekonomisë. Të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do ti bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco