Ngrirja e licencave të HEC, Konfindustria kundër qeverisë: Pasoja të rënda financiare Foto ilustruese

Ngrirja e licencave të HEC, Konfindustria kundër qeverisë: Pasoja të rënda financiare

09:47, 03/02/2019
A+ Aa A-

Konfindustria vlerëson, se vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës&Energjisë/MIE për të ngrirë në ‘grup’ dhe në mënyrë të njëanshme të gjitha kontratat koncesionare të ashtuquajtuara ‘jo operative’ të HEC rrezikon të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin, buxhetin e shtetit dhe të shërbejë si shkak për subjektivizëm.

Gjithashtu pikërisht bizneset, që janë në shkelje të kushteve të kontratave koncesionare, u jepet mundësia të shfrytëzojnë veprimet e nxituara të agjencive ekzekutuese për ti përdorur si arsye ligjore në përfitim të tyre dhe në dëm të interesit publik në përballjet e mundshme në gjykata të vendit dhe ndërkombëtare.

Rastet e ngjashme të ndëshkimeve të rënda financiare prej dhjetëra milion euro ndaj shtetit shqiptar në arbitrazhe ndërkombëtare si CEZ, projekti i trenit Durrës-Tiranë i General Electric, etj. flasin qartë për rrezikun e mësipërm.

Deklarata e plotë e Gjergj Buxhukut:

Konfindustria vlerëson, se vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës&Energjisë/MIE për të ngrirë në ‘grup’ dhe në mënyrë të njëanshme të gjitha kontratat koncesionare të ashtuquajtuara ‘jo operative’ të HEC rrezikon, jo vetëm të mos japë asnjë zgjidhje problematikës së rëndë së tashme, por gjithashtu edhe të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin, buxhetin e shtetit, të shërbejë si shkak për subjektivizëm, korrupsion dhe rritje të pasigurisë së investitorëve në afatgjatë.

Gjithashtu, duhet të sqarohet sa më shpejt, se çfarë përfshin koncepti ligjor i kontratave ‘jo operative’ dhe çfarë do të ndodhë me operatorët e tjerë të ndërtimit të HEC-ve në pritje të ‘skanimit’ të paralajmëruar nga MIE.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se deklaratat dhe vendimet e shpejtuara, të paqarta dhe të njëanshme të përfaqësuesve të ekzekutivit në prekjen në ‘grup’ të kontratave të dyanshme të HEC-ve, mund të shërbejnë si arsyetim ligjor në ndihmë pikërisht për bizneset abuzuese, duke cenuar drejtpërdrejt edhe qëllimin e mirë të nismës në fjalë nga MIE. Bizneset, që janë në shkelje të kushteve të kontratave koncesionare, u jepet mundësia të shfrytëzojnë veprimet e nxituara të agjencive ekzekutuese për ti përdorur si arsye ligjore në përfitim të tyre dhe në dëm të interesit publik në përballjet e mundshme në gjykata të vendit dhe ndërkombëtare. Rastet e ngjashme të ndëshkimeve të rënda financiare prej dhjetëra milion euro ndaj shtetit shqiptar në arbitrazhe ndërkombëtare si CEZ, projekti i trenit Durrës-Tiranë i General Electric, etj. flasin qartë për rrezikun e mësipërm.

Konfindustria vlerëson, se MIE dhe gjithë agjencitë shtetërore duhet të ushtrojnë të gjithë përgjegjësinë institucionale në zbatim të plotë të ligjit për të vëzhguar dhe nxjerrë përmbushjen ose jo të detyrimeve të çdo koncesionari në mënyrë të veçantë.

Në rast të shkeljeve ligjore të kontratave, MIE është e detyruar të ndjekë procedurat përkatëse për të zgjidhur vetëm më rrugë gjyqësore mosmarrëveshjet me secilin biznes koncesionar në mënyrë individuale dhe në asnjë  mënyrë duke i trajtuar në ‘grup’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco