Dash Shehi: Ja pse më quajti Rama pijanec në Kuvend ...

Dash Shehi: Ja pse më quajti Rama pijanec në Kuvend ...

18:00, 02/02/2019

Në emisionin ‘Kjo Javë” kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tregoi edhe arsyen se pse kreu i qeverisë Edi Rama, e ka quajtur atë pijanec në një prej seancave të mëparshme plenare.

“Rama merret me çdo njeri, mjafton ta çposh aty ku i djeg. Përshembull unë i thash që ti po e shet Shqipërinë te Turqia, dhe ky është një realitet shumë i trishtueshëm, do kujtohen shqiptarët seç po ndodh në kurriz tyre sot. Dhe ky bëri zhurmë, që ky që po e thotë këtë gjë është një pijanec, është një rrugaç. Ore unë po të pyes çfarë bën me Turqinë, mos u merr me këto pisllëqe rruge. Nuk përgjigjet për këtë, se është i korruptuar kokë e këmbë dhe merret akuzon”– tha Shehi.

 “Ky e ka pranu vetë pjesën e karagjozit, ky bën komikun e groteskun nëpër televizione, me shpresën se njerëzit do të harrojnë atë që është e vërtetë. Sepse ky duhet të akuzohet jo sepse vishet me brekushe e atlete, jo sepse foli me atë fjalor në parlament, ky duhet akuzuar se po vjedh paratë e shqiptarëve.’ tha Shehi, ndërsa theksoi se vetë ka dashur ti kthehet Ramës me një njëjtin fjalor, por nuk e ka bërë për të mos prishur imazhin e tij, sikundër e u shpreh në një betejë me një aventurier.

Me tone të ashpra Shehi komentoi edhe duartrokitjet që pasojnë fjalimin e kryeministrit Rama në parlament nga deputetë të maxhorancës, ndërsa e quajtën Ramën producent të tragjikomedisë parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco