Mark Marku i përgjigjet pyetjeve të Ramës: Sikur unë për qeverisjen tuaj të pyesja në Madagaskar…

Mark Marku i përgjigjet pyetjeve të Ramës: Sikur unë për qeverisjen tuaj të pyesja në Madagaskar…

17:12, 02/02/2019
A+ Aa A-

Mark Marku/ Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht

Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar studentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto:

A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë

A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave

A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si?

Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t’u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m’i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t’ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Univeristetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit.

Së dyti, sepse studentët e mi, kanë pasur mundësinë përgjatë gjithë karrierës time profesionale të më bëjnë jo vetëm ato pyetje që u sugjeroni ju, por mijëra pyetje të tjera, sepse kanë qenë të stimuluar për këtë gjë nga filozofia e mësimdhënies që kolegët e mi dhe unë kemi përqafuar si departament. Madje, tek ne studenti vlerësohet mes të tjerash kryesisht prej aftësisë për të bërë pyetje dhe për sensin kritik ndaj dijes që u jepet në departamentin tonë. Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje. Për sa i përket pyetjes së pare, studentët e dinë se procesi i dhënies së gradave ka qenë tërësisht në përputhje me ligjin, por edhe në përputhje me standartet profesionale të kërkimit shkencor. Kjo ka bërë që nga rreth 60 doktorantë të regjistruar në shkollën tonë doktorale në këtë dhjetëvjeçar, deri tani vetëm rreth 15-16 prej tyre kanë arritur ta mbrojnë. Dhe këta i kanë të publikuara doktoraturat e tyre on line, ku gjithësecili  mund t’i shohë edhe pse pakkush ka tagrin profesional për t’i gjykuar e vlerësuar.

Për pyetjen e dytë studenët e mi do të kishin thënë se në departamentin tonë është e ndaluar rreptësisht me një vendim dekanati dhe departamenti do lloj implikimi financiar i pedagogëve dhe presioni për blerjen e librave. Madje në departamentin dhe fakultetin tonë janë larguar nga auditorët ata pak profesorë që e kanë thyer këtë rregull. Po t’i kishe takuar studentët e mi do ta kishe marrë edhe përgjigjen se çdo fillimi viti kjo gjë u thuhet publikisht klasë për klasë studentëve.

Për pyetjen e tretë normalisht do ta kishe marrë një përgjigje nëse do ta kishe kërkuar nga studentët e mi. Dhe studentët e mi do të thoshin, po ne e bëjmë vlerësimin e performancës së pedagogëve, përmes një pyetësori i cili organizohet  vit për vit, dhe pas përpunimit kompjuterik të të dhënave të mbledhura paraqitet në një takim të hapur me studentët dhe pedagogët.

Sa keq për ju zoti kryeministër që në vend që të pyesje studentët e mi për këto gjëra shkon e pyet studentët e mjekësisë. Do të ishte njësoj sikur disa pyetje që i kam për qeverisjen tuaj të shkoja t’i bëja në Japoni apo Madagaskar.

Tani edhe një përgjigje nga ana ime, meqenëse me sa kuptoj unë të paskam shqetësuar aq sa për të dalë tek mjekët për të më përgojuar, pasi për pyetjet që në mënyrë retorike m’i bën përmes studentëve e kam një përgjigje, si edhe kolegët e mi.

Për pyetjen e parë normalisht që përgjigja është JO, jo ashtu siç doni ta bëni ju me VKM-të dhe urdhërat tuaja. Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Univeristetin Paris 2, Pantheon-Assas para  një komisioni të nderuar prej 7 antarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Ftrancë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj. Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t’u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët. Por jo vetëm nisur nga vetja jam kundër. Se ajo që propozoni ju në VKM-të tuaja është antiligjore, antikushtetuese, anti akademike, anti univeristare. Për më tepër referojuni vendimit të senatit të UT-së. Ajo çfarë më bën të shkul leshrat e kresë është se kryeministri i vendit tim e njeh aq pak shtetin e së drejtës sa që bën akuza për gjithë pedagogët, madje edhe për ta si unë që i kemi mbrojtur doktoraturat jashtë, nisur nga disa raste plagjature të servirur nëpër portale, edhe ato të paverifikuara, përfshi edhe ato të ministrave dhe zyrtarëve tuaj. Me që ra fjala, pse nuk i keni zbuluar dhe ndjekur ligjërisht ato raste deri tani në këto 6 vjet të qeverisjes tuaj? Ne pedagogët te Filologjiku e kemi bërë sa herë kemi pasur raste të tilla. Doktoraturat me plagjiaturë janë rrëzuar, madje janë marrë masa edhe në këshillin e etikës. Nga që unë kam parime etike tuajat nuk po i përmend këtu rastet, por nëse doni ejani t’ua tregojmë. Po ju lutem, kujdes mos ngatërroni fakultetet dhe na dilni në Sauk apo gjetkë se atje nuk i gjeni.

Për matjen e performacës nga studentët  e keni përgjigjen në atë ju thashë më sipër, por modeli që ju na prezantoni është krejt i gabuar. Është metodologjikisht e gabuar të bësh një sondazh kombëtar për pedagogë dhe veprimtari që janë të kufizuara sipas fushave dhe departamenteve  në mënyrë sektoriale. Nëse keni nevojë për model ju lutem ejani në departamentin tonë, por gjithësesi kujdes, mos shkoni në Sauk, se nuk do gjeni gjë. Në Sauk është vetëm Sauku dhe ju shkon mundi kot se Saukun mund ta shikoni edhe nga Surreli.

Për tregtinë e librave përgjigja ime është, jo, edhe pse i neveris ata kolegë të mi që e bëjnë një gjë të tillë gjetkë. Jo, sepse ju keni propozuar që ministria të përcaktojë tekstet sipas lëndëve. Zoti kryeministër, vërtetë se kuptoni çfarë gafash na ofroni si zgjidhje?! Po u rekomandoj një zgjdhje të thjeshtë që e kanë të gjithë univeristetet evropiane: financoni univeristetet dhe ata me paratë që u jepni ju ngrenë shtëpitë botuese të librit universitar. Po nejse, kot e thashë, se mos do e bësh.

Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç’ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokrate04/02/2019 14:51

O Zot ndricoje kete popull dhe na e largo kete qenie nga jetet tona! Ju lutem deputete te PS kaq pak i doni femijet tuaj qe na e sollet kete qenie ne pushtet? Gjithe ato para te vjedhura me te gjitha menyrat ( tendera, PPP ) , gjithe ai mund e djerse per ta bere hjithe shqiperine me droge vetem qe te na sillni kete fat te mjere. Harxhoni energjite per te miren e femijve tuaj dhe jo per te sjelle ne krye nje demon. O Zot meshireplote, ndricoje dhe shpetoje kete popull????!

Toni03/02/2019 00:15

Profesor marku ,nuk ja vlen teshkruajsh dhe te ofendohesh me thenjet e (fadilit).para ca vitesh u alarmua gjith intrpoli italjan per fadil trafikantin! Kush ishte fadili!kur erdhi emri i tij te interpoli jon ju vu pas gjith shiku itiranes, sapo mberriten ne rrajonin ku banonte fadili , kta kerkuan te shkonin dhe ta arestonin sime te kerkuarin.kur nje polic ithjesht , u thot, Fadilin ce i bje baulles ,!.ju a sjell un vet se nuk mund ta imagjinoni secili dhe ne cgjendje eshte kur shkuan ta arrestonin,! Shoohin se fadili ishte jevgu me i keq dhe me i varfer ilagjes llamarinave.me emrin e kti ishe ba pashaporta e te rrezikeshmit.E njejta gjè na ka ndodhur edhe ne si vend ku kan bere kryetar dhe drejtues fadilin qe e habiti gjth europen Se;! E besuan aq shum sa edhe te tijet jan habitur dhe matufosur me te, ato qe i besuan kan mesuar si me fadilin , por,,,? Nuk e meriton ti kthejsh pergjigjje, dhe ta quajsh zoti kryeminister.ky njeri e ka shum edhe emrin fadil.jo jevgun por"! Ate qe kish marr emrin fadil per afere dhe trafiqe .

Skrapari02/02/2019 22:50

Pavaresisht se Edvin Kristaq Suma nuk kupton asgje nga pergjigja Juaj i nderuar Mark mire keni bere qe i keni dhene pergjige. Nepermjet kesaj pergjigje ta marrin vesh injorantet e ripjerdhes se me cfare personalitetesh kane te bejne.

Albi02/02/2019 19:25

Ndoshta edhe ne Madakaskar ia kane degjuar zerin narko-bemave te ketij.

Korabi02/02/2019 18:33

Z.Marku me pelqen pergjigja e juai.Po cilit i pergjigjeni , nje kllauni nje idjoti nje halabaku .Te jape nje keshill mos u merre me kete fundrin

Shqiptari02/02/2019 18:14

O Mark, i inderuar! Ta quaj KM gomar, jam shume i sigurte qe ofendohet gomari i shkrete! Ai eshte nje cope idioti antipopullor qe vete shqiparet vendosen ta mbajne mbi kurris! Shqiptaret, po te ishin popull me karakter, me ndjenja demokratike dhe patriotike do te ishin ngritur ne nje kryengritje te papare popullor pa dallim feje, krahine dhe bindje politike! Jemi i vetmi popull ne bote qe kemi bindjet politike mbi interesat personale dhe te mireqenies se familjes. Nuk ka faj KM, cdo popull e meriton ate qe ka mbi koke!!!!

Shto koment

Denonco