Manjani: Cakaj thotë se janë 3 ministra të Kosovës në Bukuresht, po Shqipëria ku e ka?!

Manjani: Cakaj thotë se janë 3 ministra të Kosovës në Bukuresht, po Shqipëria ku e ka?!

14:01, 02/02/2019
A+ Aa A-

Në takimin e tij të parë ndërkombëtarë si ministër i Jashtëm i deleguar nga ministri i Jashtëm i dekretuar, Edi Rama, Gent  Cakaj është përballur në Bukuresht me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i cili ka thënë, se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të Jashtëm. Por Gent Cakaj ka ndërhyrë duke thënë se faktikisht janë 3 minstra të Kosovës në tryezën e Samitit të minstrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit.

Pikërisht për këtë “incident” ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili shkruan, se në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!

Postimi i Ylli Manjanit

Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës. Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm. Gent Caka ka thënë se janë 3. Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dini05/02/2019 13:48

Ec aty Mullah Ylli, te ndrit ne balle zgjuarsia!

lushingabarbullushi03/02/2019 20:41

Të jesh Ministër i Jashtëm, përveçse të kesh lexuar shumë libra duhet të jesh edhe i pjekur, pse jo deri diku edhe nga mosha dhe përvoja. Genc Cakaj (leximtari), në takimin e parë me Ministrat e Jashtëm të BE-së, (në mos bëri një start prej tradhëtari), bëri një gafë të madhe prej kërriçi kur i tha Ministrit serb Daçiç, "Edhe ti je nga Prizreni por përfaqëson Serbinë"! Me këtë gafë (me dashje ose jo), kërriçi i politikës së Rilindjes dhe SOROS-it, çoi ujë në mullirin e serbomëdhenjve që në shekuj trumbetojnë tezën: "Kosova është Serbi"! (E ndërsa turma e bagëtive të ekzaltuara në Shqipëri dhe Kosovë u turrën duke thënë: Ja dhjeu Daçiçit). ????

K02/02/2019 14:36

Mjaft o burre, sle gje pa komentu. Po bwhesh si rr.k.

Shto koment

Denonco