LSI: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por 'Pazar për universitetin'

LSI: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por 'Pazar për universitetin'

14:02, 02/02/2019
A+ Aa A-

Jo Pakt, por Pazar për universitetin e konsideroi LSI-ja, turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët. Deputetja Kejdi Mehmetaj vetë Ramën e cilësoi si bedelin e ministres Besa Shahini, e cila, "me paaftësinë" e saj duket se e ka shtyrë Ramën të marrë edhe postin e saj si ministër Arsimi. 

"Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën, - tha Mehmetaj. - Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave.

Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë

Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese.

Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.

Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin.

Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.

Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës.

Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve.

Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë.

Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij.

Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco