‘Kosovës po ia fut vëllai i vet nga Tirana’: Nexhmedin Spahiu rrëfen batutën që qarkullon në Serbi….

‘Kosovës po ia fut vëllai i vet nga Tirana’: Nexhmedin Spahiu rrëfen batutën që qarkullon në Serbi….

11:23, 02/02/2019
A+ Aa A-

Tirana nuk po e ndihmon Kosovën. Kështu shprehet profesori dhe analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për gazetën Mapo.

“Edhe 20 vite pas çlirimit e 11 vite të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës valon flamuri i Shqipërisë e jo flamuri i Kosovës. Ky fakt flet shumë në kuptimin figurativ. Ky fakt flet që Kosova nuk ka besim në vetvete, që pret që problemet e saj t’i zgjidhë Tirana. Kjo gjë i bën të huajt të qeshin e të mëshirohen duke ditur që Tirana nuk është e zonja t’i zgjedhë as problemet e Shqipërisë e lëre më të Kosovës. Kjo tregon se shumica dominuese në Kosovë, posedon ndjenjën e të qenit një minoritet etnik në një shtet të huaj për ta dhe jo një komb që drejton një shtet të vet, ndërkohë që kërkohet që ky komb (kosovar) të pranohet në Kombet e Bashkuara. Në këtë aspekt politikanët dhe intelektualët nga Shqipëria nuk kanë ndihmuar aspak. Mesazhi që është dashur t’u japin ata shqiptarëve të Kosovës është ky: “E dimë se jemi vëllezër, por ju tani keni shtetin tuaj, keni flamurin tuaj, keni himnin tuaj, lërini simbolet tona rehat dhe merruni me simbolet tuaja”. Kjo ndoshta do t’u tingëllonte idhët në Kosovë, por do t’ishte tej mase edukuese dhe ndihma më e madhe që Shqipëria mund t’i jepte Kosovës”.

Madje Spahiu tregon edhe një batutë.

“Ndoshta Kosova do të detyrohet të bëjë lëshime në dëm të saj se nuk mund të luftojë me fuqitë botërore, por çfarëdo qasje e Shqipërisë që nuk përkrah integritetin dhe territorin e tanishëm të Kosovës është ndihmë Serbisë e jo Kosovës. Ca të njohur të mi serb nga Beogradi shpesh po tallen me mua duke thënë: Derisa Serbisë po ia fut vëllai i vet, Mali i Zi, edhe Kosovës po ia fut vëllai i vet nga Tirana.

Kosova nuk pret që Tirana të ngrejë avionët ushtarakë dhe të dalë në mbrojtje të territoreve të Kosovës (sepse këtë Tirana zyrtare nuk e ka bërë as kur 19 kombe të botës bombarduan Beogradin me 1999), por më e pakta që Tirana mund të bëjë është të mos ia zbresë pazarin Kosovës dhe të mos duartrokasë kur Kosova të dëmtohet e detyruar ta nënshkruajë një marrëveshje të dakorduar nga Fuqitë e Mëdha”, thotë Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco