Skandali: përdhunohet nxënësja në Kavajë, fshihet krimi!

Skandali: përdhunohet nxënësja në Kavajë, fshihet krimi!

11:17, 02/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot publikisht, një dramë të rëndë që i ka ndodhur një fëmije 13-vjeçe në Kavajë, një nxënëseje të shkollës 9-vjeçare. Ajo është përdhunuar në grup nga tetë djem të shkollës. Kjo dramë merr përmasat e një skandali në kushtet kur përdhunimi i fëmijës është fshehur nga të gjitha instancat, duke filluar nga Zyra Arsimore e Kavajës.

Berisha shkruan: “Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë anëtarësohen në FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!”

Në vijim, janë dy mesazhe njeri pas tjetrit që nxjerrin ne dritë krimin e dyfishtë:

Doktor përshëndetje.

Jam një zonjë nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot Zyra Arsimore e Kavajës, zonja Sonila Peza.

Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”,  8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë.

ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë marrë asnjë masë për këtë skandal.

Kemi frike të çojmë fëmijët në shkollë.

Këto janë drejtoreshat e shkollave të Rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha.

Në shkollën 9-vjeçare "Rilindja "Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh, një vajzë 13-vjeçare.

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat.

I gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh më pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz02/02/2019 14:33

Te 8 te keta jane kandidatet e ardhshem per bashkine e Kavajes, sigurisht te kandiduar nga sekti i ripjerdhjes edviniste, ose kandidatet e ardhshem per deputete te sektit pederast te kryezorraxhiut edvin.

Shto koment

Denonco