Basha: Ballshi i ka parë qederin naftës, Rama me oligarkët merr miliona euro

Basha: Ballshi i ka parë qederin naftës, Rama me oligarkët merr miliona euro

10:47, 02/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është rrethuar nga qindra qytetarë të Ballshit sot dhe pasi ka bashkëbiseduar  me shumë prej qytetarëve që i shprehnin problemet, është ndalur dhe i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

"Edi Rama ju ka lënë në harresë, - tha Basha, - kjo lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja. Në Ballsh më shumë se dielli që ka dalë dhe nuk e ka kohën, mikëpritja, entuziazmi, besimi dhe shpresa tek e nesërmja, që gjeta në çdo shtrëngim dore, dhe çdo urim tuajin. Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë. Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbuR kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar,m me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse.

Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar. Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja.“Ndërkohë, asgjë që është premtuar nuk është realizuar. Sapo takova pensionistë këtu, më thanë që pensioni nuk u mjafton për të paguar faturat, ilaçet.

Në këtë vend, në pellgun më të amdh naftëmbajtës të Evropës, askush nuk ia ka parë hajrin. Shumë prej jush i kanë parë qederin. Edhe ajri është i mbushur me erën e naftës. Naftën duhet ta paguani me çmimin më të lartë, se ai ndikon dhe në çmimin e bukës, të perimeve....se Edi Rama i ka shtuar çmimit të naftës, plot 300 lekë për litër. Arsyeja kryesore pse nuk ka zgjidhje për hallet tuaja, pse ai vazhdon të marrë miliona euro nga Ballshi, nga nafta shqiptare, asnjë cent nuk përfundon në shkolla, spitale, rrugë, se këto para shpërdorohen. Se ai nuk ka ardhur në pushtet për ta lidhur fatin me të qytetarëve, por me paratë e drogës, krimit, me paratë e Besos me shokë.

Paratë duhet të shkonin për investime dhe ndihmë ekonomike, por Rama e ka lidhur fatin me një grusht oligarkësh. Të enjten Rama duhej të përballej në Kuvend me këto të vërteta, fakte ligjore që kanë dalë në dritë nga gazetarë të guximshëm dhe nga media prestigjioze, si Zëri i Amerikës, Deutsce Welle.

Shqipëria sot qeveriset nga një kryeministër i zhytur në korrupsion, duke vjedhur projekte si tek Unaza e Re, ku ka shkuar 20 milionë euro kilometri, vetëm që këto para të dërgohen në konto bankare offshore.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku02/02/2019 12:00

    Shumë je duke premtuar o Lul, shumë gjëra abstrakte për ekonominë, për karburantet etj. Po si nuk the as edhe një fjalë për TVSh (tatimin mbi vlerën e shtuar) të ushqimeve, të mallrave të nevojës primare për jetën. Neve e kemi 20%, Italia 4%, Gjermania 2%.... Kjo lidhet direkt me çmimet e kripura që paguajnë shqiptarët e varfër për tu ushqyer, për ujin, për tu ngrohur. Ti duhet ta japësh një premtim në këtë fushë, ta ulësh të paktën tek 5%, që do të thotë të ulen çmimet e ushqimeve me 15% më pak. Apo ndoshta je dakord edhe ti me "doktrinën ekonomike" të ekonomistit të shquar të "rilindjes", doktor profesor Arben Ahmetaj, i cili deklaroi në foltoren e parlamentit se nuk e ulim TVSh e ushqimeve për arsye se kjo do sjellë rritjen e çmimeve dhe do përfitojnë oligarkët? Ti o Lul duhet ta shprehësh mendimin tënd në këtë fushë jetike për një popull të varfër që merr në muaj 25 mijë lekë ( kur punon) ose 10 mijë lekë ndihmë kur nuk gjen punë dhe është me fat ti njohin përkrahjen ekonomike. Në Zvicër marrin 25 mijë lekë rrogë në ditë ndërsa TVSh e ushqimeve është 0,5%. Thuaji atyre ekonomistëve tuaj të ndritur ti bëjnë llogaritë.

    Shto koment

    Denonco