VIDEO/ Basha me qytetarët e Ballshit, naftëtari: Na thuaj, ç'do të bëni për ne kur të vini në pushtet?

VIDEO/ Basha me qytetarët e Ballshit, naftëtari: Na thuaj, ç'do të bëni për ne kur të vini në pushtet?

10:23, 02/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takime me qytetarët në Ballsh për protestën e 16 shkurtit. Ndërsa përshkonte qytetin, një naftëtar që kishte udhëtuar 140 km nga Ballshi në Tiranë për të kërkuar të drejtën e tij, e ka pyetur direkt: Çfarë do të bëni për ne kur të vini në pushtet? Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën?! Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua?Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep!

Dhe Basha iu përgjigj: 'Hapi i parë që do të bëjmë ju do të merrni statusin e naftëtarit dhe pasurinë që po vjedhin bashibozukët, do t’u kthejmë qytetarëve. por sot ne kemi fjalën, se i çojmë propozimet në Kuvend dhe na i hedhin poshtë. Mjetet politike kanë shteruar. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj dhe ju të votoni për programin që ju ndihmon juve."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco