Rilindja çon për 'skrap' mbi 100 milion euro pagesa për largimet e padrejta nga puna

Rilindja çon për 'skrap' mbi 100 milion euro pagesa për largimet e padrejta nga puna

10:17, 02/02/2019
A+ Aa A-

Vetëm në 5 vitet e fundit,  shteti ose më saktë taksapaguesit shqiptarë, kanë paguar mbi 100 mln euro për të gjithë të larguarit nga puna pa të drejtë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.

Kështu taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë  dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme. Nga të dhënat e Spending Open Data  në 4 vite numërohen 13.475 trasaksione nga thesari i shtetit si shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjetikës dhe Transporteve me 66 trasaksione,  e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.

Trasaksionet për largimet nga administrata

TOTAL 13.475

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit 466 348 mln

Ministria e Bujqësisë 79 58.2 mln

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës 66 90.4 mln

Ministria e Mbrojtjes 61 72.3 mln

Ministria e Shëndetësisë 56 40.1 mln

Ministria e Brendshme 48 81.3 mln

Ministria e Financave 47 31.4 mln

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz02/02/2019 14:50

Keto jane leket qe shperdorojne qelbesirat e pushtetit edvinist. 960 miljon euro shperdorim ju nxorri kontrolli i larte i shtetit, dhe pastaj thone, nuk kemi leke per studentet, nuk kemi leke per teatrin, nuk kemi leke per pensionistet, heqin nga skema e ndihmes ekonomike familje qe nuk hene dot kotheren e bukes. Jo mor Jo, leket jane por i shperdoroni dhe i grabisni ju o qelbesira dhe jashtqitje edviniste.

Arben02/02/2019 14:04

Shifrat nuk jane te plota... Po te larguarit nga administrata e Qarqeve...? Jane miliona per ata qe kane fituar gjyqet dhe thesari (llogaria e qarkut) nuk ka lek per pagese. Vetem ne Durres jane rreth 90milion (te vjetra) ... Shkaktari i ketij shperdorimi ,kryetari militant merr rrogen dhe s'mban pergjegjsi ? PD e rretheve asnje denoncim per kete shperdorim qe eshte veper penale...!

tironci02/02/2019 11:00

Prisni tashi sa te reja do dalin se ministrat e ri po bojn qilizem duke ngrejt shtabet e hajdutnise dhe onturazhin personal te tyne.

Shto koment

Denonco