Haradinaj liron nga detyra ministrin serb: Faleminderit për bashkëpunimin!

Haradinaj liron nga detyra ministrin serb: Faleminderit për bashkëpunimin!

08:47, 02/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot se ka liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenda Rikalo, përfaqësues i komunitetit serb.

"Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. - njoftoi Haradinaj. - Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur."

    Kush është Nenda Rikalo

    Nenad Rikalo është autor dhe bashkautorë i disa publikimeve mbi planifikimin strategjik dhe reformat e politikave publike në nivel lokal apo qendror. Prej aftësive punuese të cilat janë të rëndësishme për udhëheqjen e ministrisë, vërtetohet se posedon: zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, planifikimin strategjik dhe operativ, menaxhimin e projekteve dhe programeve. 

    Gjatë periudhës 20 vjeçare të përvojës së punës ka pasur rastin të punojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Menaxhim të Projekteve (UNOPS), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Qendrën Regjionale për Ekologji (REC), Organizatën Holandeze Milieucontact International, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe në botën e sektorit të OJQ-ve por edhe si konsulent kryesor në projektet e ndryshme regjionale.

    Nenad Rikalo është i njohur në fushën e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit sipas zhvillimit të teknologjive bashkëkohore të tharjes së pemëve, perimeve dhe bimëve medicinale përmes të ashtuquajturës tharje me vakum. Njohuritë e veta në fushën e kimisë dhe teknologjisë i zbatoi në zhvillimin e metodave të cilat japin produkte të cilësisë së lartë të cilat janë jashtëzakonisht të kërkuara në treg.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco