Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Monika Kryemadhi: Ka ardhur koha të ngrihemi për një Shqipëri të barabartë

Monika Kryemadhi: Ka ardhur koha të ngrihemi për një Shqipëri të barabartë

22:38, 01/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim znj. Monika Kryemadhi ishte e ftuar sot në emisionin ‘Java Debat’ në Radio Televizionin Shqiptar.

Monika Kryemadhi ka folur për situatën ekonomike në vend e cila është mjaft problematike. Sipas Kryemadhit në Shqipëri janë futur miliarda euro nga droga dhe krimi.

“Ajo ç’ka bën problematikën më të madhe është që përveç induktimit të parave që vijnë nga droga apo krimi i organizuar, Shqipëria është kthyer edhe në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila ka krijuar një nga problemet më të mëdha që do të ishin PPP-të e famshme, pra projekti 1 miliardë euro që e promovoi Kryeministri, kishte si qëllim futjen e parave të tjera, të cilat nuk do të shërbenin si paratë që vinin deri dje te krimi i organizuar nga blerja e apartamenteve, e makinave luksoze, orave, bizhuterive, pronave të ndryshme, apo hoteleve dhe moteleve, restoranteve”- tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI tha se Rama po e shkatërron vendin me anë të PPP-ve. Pasuritë kombëtare tani janë privatizuar nga njerëz të afërt të Ramës.

Në fund të intervistës Kryemadhi foli edhe për protestën e opozitës e cila do mbahet me 16 shkurt.

Së pari, unë mendoj që protesta e opozitës është e vonuar, sepse janë shqiptarët ata që presin më shumë nga opozita dhe për hir të së vërtetës kanë të drejtë, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat kjo opozitë punon dhe po të bëjmë një Zapping në të gjithë televizionet shqiptare dhe po të shohim edhe gjithë portalet, politika nuk analizon kush janë shkaktarët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, e rritjes së taksave, rritjes së papunësisë, rritjes së çmimeve dhe asnjë nga ne nuk gjen kush është shkaku.

Duam apo s’duam ka krijuar një lloj ambienti acid në aspektin e kësaj që njerëzit thonë: Po çfarë do bëjë opozita më datë 16? Njerëzit nuk duhet të dalin në datë 16 as për Lul Bashën, as për Monikën, as për Fatmir Mediun, as për Agron Dukën, as për Dashamir Shehin, as për Nard Ndokën apo Vangjel Dulen, por në radhë të parë ata duhet të dalin për veten e tyre në protestë.

Sepse shqiptarët sot çmimin e energjisë elektrike e kanë më të shtrenjtë, çmimin e bukës e kanë më të shtrenjtë, taksat e kanë më të larta. Njerëzit atje duhet të dalin edhe për fëmijët e tyre, për studentët, që kanë dy muaj që protestojnë.

Duhet të dalin edhe për banorët e Unazës së Re, apo të Bulevardit të Ri apo të Shkozës, sepse sot atyre po iu prishet shtëpia, por nesër ai vjen në mes të Tiranës ta prish shtëpinë, siç po bën pallatin atje të Presidenca.

 Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, që është shumë i thjeshtë: Ka ardhur koha që të ngrihemi të gjithë për të pasur një Shqipëri të barabartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco