Salianji: Në 16 shkurt populli rrëzon Edi Ramën

Salianji: Në 16 shkurt populli rrëzon Edi Ramën

18:47, 01/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka komentuar atë se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 16 Shkurtit.

I pyetur nga moderatoi Alen Xhelili se çfarë parashikohet në protestën e thirrur nga opozita, Salianji tha se atë do ta vendosë populli.

Sipas tij populli sot është i zhgënjyer dhe kërkon rrëzimin e Edi Ramës.

‘Ky parlament nuk ma më legjitimitet, prandaj do ti drejtohemi popullit. Unë po them se ka vetëm një mënyrë, këtu kanë rënë institucionet, nuk ka institucion që nuk kontrollohet nga Edi Rama, ka vetëm një rrugë që populli të marrë fatet e veta në dorë. PD, opozita dhe kryetari kanë thënë që në datë 16 është deadline. Pra opozita nuk mund të ndalojë më popullin. Zgjidhja është qeveri transitore, dhe përgatitje për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Ne në datë 16 kemi kërkuar organizimin e protestave për rrëzimin e Edi Ramës. Ne i ftojmë te gjithë shqiptarët në datë 16 që të rrëzojmë Ramën’, tha Salianji. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku01/02/2019 22:32

Po he pra rrezojeni me 16 Shkurt MOS JU NDANI

Shto koment

Denonco