'Zvarraniku', hetim ndaj Zërit të Amerikës! Ky është tamam fundi!

'Zvarraniku', hetim ndaj Zërit të Amerikës! Ky është tamam fundi!

08:46, 01/02/2019
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama! Faqe e zezë e Prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit  Edi Rama. S'ka të krahasuar as me Partinë e Punës. Kjo Prokurori e turpit, mbylli veprat penale të Edi Ramës: 1. që i kërkoi Policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste; 2. që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm; 3.që i mbylli çështjen, pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.

Kjo prokurori guxon dhe hap hetim për "Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt?! Ndaj "Zërit të Amerikës"! 

Ky është tamam fundi! Kjo ishte reforma në drejtësi, ky ishte "Vetingu", kjo është "drejtësia e re"! Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij më të shplarit e më të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/02/2019 11:15

Sigurisht që ke të drejtë Petrit, por pa aleancën me LSI zvaraniku nuk do ta kishte kapur dot pushtetin (në të cilin ti ishe ministër). Të gjithë e kishim të qartë që zvaraniku nuk do ti zbriste më kalit të pushtetit, një herë që i kishte hipur. Çudi më vjen që ti nuk e dije paraprakisht këtë gjë, ose që nuk keni bërë autokritikë për atë gabim fatal. Edhe sepse shefi juaj u bë President për ti hapur rrugën gjelit në majë të plehut. Hajde ta zbresim tashmë që e hipëm.

Askushi01/02/2019 10:57

Dhe sa e sa ceshtje te tjera ka mbyllur e do te mbylli...skeni pare gje akoma

Shto koment

Denonco