'Protestojnë për të ardhmen', Ambasadori Italian mbështet protestën studentore

'Protestojnë për të ardhmen', Ambasadori Italian mbështet protestën studentore

23:26, 31/01/2019
A+ Aa A-

Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo ka mbështetur protestën e studentëve.

Nëpërmjet një interviste për emisionin Opinion ai tha se i përkrah studentët dhe se kërkesat e tyre janë të drejta.

“E kam ndjekur protestën e studentëve. E kam ndjekur me shumë interes. Ata I dhanë mësim shumë të mirë politikanëve. Kërkesat e tyre e rregullojnë arsimin në Shqipëri. Qeveria duhet ti marrë seriozisht kërkesat e tyre”- tha Cutillo.

“Edhe pegagogët iu bashkuan protestës së studentëve. Kjo do të thotë që universiteti po proteston. Kjo protestë është për të ardhmen e vendit”- vazhdoi më tëj Ambasadori Italian.

 Kujtojmë që studentët janë në protest thuajse prej 2 muajsh dhe lufta e tyre është për arsim cilësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco