Akuzat e Ramës, ish-kryeministri Berisha: Ja cila është e vërteta

Akuzat e Ramës, ish-kryeministri Berisha: Ja cila është e vërteta

22:56, 31/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje akuzave të sotme të Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministri nuk ka asnjë refuzim vize apo udhëtimi të tij për në SHBA.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe udhëtimin në Gjermani.

‘Ai është në një gjendje të rëndë mendore e psikike. Kjo është shumë evidente për secilin.

Së dyti, çfarë ndodhi: Ai u tërbua sepse iku në Gjermani, mbylli parlamentin dhe nuk e priti njeri.

Qëndrimin e tij ndaj djalit, nuk jam unë që jam kam nxjerrë atë. Ka qenë Mero Baze. E di pse rrin Mero Baze çdo ditë në zyrat e tij: Sepse ka kopjet origjinale të gjykatës dhe kartelave të tij.

Një qenie që i mohon të birit kafshatën, nuk do e kurseja. Një njeri që nuk pranon të bëjë analizën, nuk do ta kurseja kurrë.

Meqenëse foli për Kanun, ligj e moral.

Para 1 jave tha se ke marrë një mesazh. Sot thotë se nuk kaloj Atlantikun. Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Unë e konsideroj veten një person privat. Nuk më është refuzuar asnjë vizë.

Para pak kohësh 2-3 vite më është thënë se pse nuk bën një vizitë dhe u kam thënë këto që po ju them ju.

Më kanë ardhur me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar thuajse të gjitha. Unë kam dhënë dorëheqje dhe nuk më shkon mua nga një zyrë në një tjetër.

Kur më është sygjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, e më thoshte duhet të shkosh, unë i kam thënë se unë nuk kam pse të shkoj.

Për Gjermaninë, unë kam qenë në mëngjesin e lutjeve dhe më shumë se gjysma e tyre janë si unë.

Kjo është e gjithë e vërteta’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje telefonike me emisionin ‘Opinion’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni02/02/2019 14:00

Po kti i thon Ver llapa neTirane,? PO kush drqin na e ka shti ne porlament!?

Shto koment

Denonco