Vangjush Dako bën kllounin: Ç’të keqe ka të drekosh me kriminelë ...

Vangjush Dako bën kllounin: Ç’të keqe ka të drekosh me kriminelë ...

22:15, 31/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk e ka për gjë të luajë klounin në studio duke relativizuar gjithçka duke qenë se është normale të ulet për dreka me njerëz me precedentë.

Ai është shprehur se kur takohet me persona nuk interesohet nëse kanë ose jo probleme me ligjin.

‘Unë kur ha dreka, s’dua t’ia di nëse janë me precedentë’, tha Dako në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Kryebashkiaku i Durrësit, duke iu referuar përgjimeve të prokurorisë të publikuara së fundmi, pranoi se ka qenë në një restorant duke drejtuar me Avdylajt.

Dako është shprehur se drekat me grupe të ndryshme vjen si pjesë e punës së tij si kryetar bashkie.

‘Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata.

Altini Avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme, lloj, lloj bamirësish që bëjmë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/02/2019 01:07

Per lesh ke per te ik o xhuxh sapo te thyje qafen ustai yt

Labi31/01/2019 22:31

Po po patjetër...takimet me ç do lloj horri dhe krimineli janë të domosdoshme...për tu ngjitur në pushtet

Shto koment

Denonco