VIDEO/ Skandali i blerjes së votave, gazetarja: Ky është vetëm fillimi i dosjes

VIDEO/ Skandali i blerjes së votave, gazetarja: Ky është vetëm fillimi i dosjes

21:47, 31/01/2019
A+ Aa A-

Gazetarja, Klodiana Lala që ka kryer investigimin për shitblerjen e votave, bazuar në përgjimet e prokurorisë për bandën e Avdylajve e ftuar sonte në ‘Opinion’, tregoi detajet si ra në kontakt me dokumentet të ndjeshme.

Ajo tha se investigimi ka nisur para dy muajsh dhe ka marrë shkas nga një deklaratë e Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit, i cili ka deklaruar se ka njohje me pushtetarë socialistë.

Ajo tha se përgjimet për anëtarë të familjes Avdylaj janë voluminoze, pasi çështja ka tre vite që hetohet.

Sipas saj nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në federatë (FSHF) dhe jo vetëm për zgjedhjet parlamentare.

Sipas saj, në këto telefonata të përgjuara ka dalë edhe miqësia me kryetarin e bashkise se Durrësit, Vangush Dako.

Por përgjimet tha ajo tregojnë edhe për shit-blerjen e votës në Dibër ku janë të përfshirë politikanë të rangut të lartë, deputetë, apo ish-ministra.

Lala tha se nuk i përmend emrat, për sa kohë nuk ka ende dokumente që vërtetojnë këtë skandal edhe në Dibër. /Opinion

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco