PS ndryshon rregulloren për arrestimin e deputetëve, Alibeaj: Pse, kush e ka radhën?!

PS ndryshon rregulloren për arrestimin e deputetëve, Alibeaj: Pse, kush e ka radhën?!

12:46, 30/01/2019
A+ Aa A-

Mazhoranca ka vendosur të ndryshojë rregulloren e Kuvendit për rastet kur Prokuroria do të kërkojë arrestimin e deputetëve apo ministrave të qeverisë.

Projektligji i sjellë nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka sjellë debate midis deputetëve të opozitës dhe atyre të PS-së.

Enkelejd Alibeaj tha në Komisionin e Ligjeve, të drejtuar nga Ulsi Manja se maxhoranca është frikësuar nga arrestimet, ndaj po i paraprin situatës duke ndryshuar Rregulloren e Kuvendit.

"Ndryshimet e Rregullores duhet t’i shqyrtojë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, jo komisioni i Ligjeve. Në rastin më të mirë është një lapsus, - tha Alibeaj. - Doni ta miratoni vetë duke shkelur traditën 30-vjeçare të parlamentit. Tani u binda që nuk është lapsus dhe dua të di arsyen pse u shty, që të miratohej në shkelje me rregullore. Ditën e parë që vijmë në komision e prisni opozitën me këmbët e para. Doni të riktheni edhe një herë imunitetin e deputetëve. Meqë ra fjala, kush e ka radhën?! Frikën kush e ka? Po fusni edhe një herë koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco