Gëzuar ditëlindjen, të paçim gjatë Ismail Kadare!

Gëzuar ditëlindjen, të paçim gjatë Ismail Kadare!

08:54, 28/01/2019
A+ Aa A-

"Jetë të gjatë kryeakademiku ynë!' Ky është urimi që i dërgohet sot, shkrimtarit të madh Ismail Kadare nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 83-vjetorit të lindjes.

Urimi tjetër për Kadarenë ka ardhur nga kryeministri Edi Rama në Twitter, i cili, duke publikuar një video, ka dërguar mesazhin: "Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë."

 

    Një urim i veçantë për shkrimtarin është shkruar herët në mëngjes në rrjetet sociale nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kujtuar në një mesazh dhe fotografi të takimit të tyre: "Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!" - përfundon Haradinaj.

    Image

    Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936. Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

    Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

    Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Awards" për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

    Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Profesori 28/01/2019 10:19

    Syri mos ia nxirrni syrin rinise se sotme me pacavrat e realizmit socialista, spese I.K. u rrit , u mbrujt , u edukua , u formua dhe u kulmua ne rrugetimin e tij ne 40 vjet komunizem enverist dhe ne ate rrugetim ai pa ne te dy anet e rruges kufoma , viktima, te pushkatuar, te internuar dhe kurre as edhe ne vitet 90- te nuk tha nje fjale per ta. Te tjere jane shkrimtare korifeje te diktatures qe meritojne respekt ( Musineja , Havziu, Vilsoni, etj.) . Nuk e di nese i ka kthyer pergjigje Vllahutini kur ky shkrimtorr i shkruante me pergjerim dhe i pergjunjur ne emer te popullit shqiptar???? per nje shkrim qe u morte NGA nje gazete kroate ku tregohej Vllahutini i vertere. Ja ky eshte I. K.

    alfons28/01/2019 09:23

    urojme me gjithe zemer shkrimtarin qe na beri te shijojme ate pak letersi bashkohore shqiptare te kultivuar bukur!.....pervec urimit shpresoj se i takon personalitetit Kadare te shprehet edhe per gjendjen politike e demokratike ne shqiperine e sotme... (ka rrezikuar me shume dikur me shkrimet e tij) ,dhe kam bindjen se i dhemb me shume se ambasadorve qe nuk shihnin asgje per 5 vjet kur shqiperia rreshqiste vazhdimisht ......e mbushej me droge.....

    t28/01/2019 09:06

    Krifni bishtin shkrimtarit te diktatures qe u hoq si disident

    Shto koment

    Denonco