Inagurohet dy herë, pas Peleshit edhe Çuçi i ‘pret shiritin’ portit të peshkimit

Inagurohet dy herë, pas Peleshit edhe Çuçi i ‘pret shiritin’ portit të peshkimit

08:46, 28/01/2019
A+ Aa A-

Edhe pse e kishin bërë njëherë ministri i ri e nis me të vjetrat. Ndonëse është inaguruar nga ish-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me 21 tetor të 2017, porti i peshkatarëve është inaguruar sërish nga Ministri i ri Bledi Çuçi gjëtë ditës së shtunë me 26 janar 2019.

Gjatë një takimi në portin e peshkimit të Durrësit, Çuçi u shpreh se kjo është një ëndërr e kahershme e peshkatarëve por në fakt kjo është hedhur poshtë nga një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, V.B. i cili përmes një statusi në fb bërë publike nga ora news, thotë se porti u është dorëzuar dy herë peshkatarëve për dy vjet.

Tani të presim se kush nga investimet pakta të qeverisë e ka radhën për tu inaguruar serish për herë të dyte të trete apo më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco