Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:10, 28/01/2019
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

VIDEO/ Berisha: Revolucioni që do të përmbysë Kakistokracinë e Maduros të Shqipërisë!

Protesta e fuqishme studentore që ka nisur në Tiranë më 4 dhjetor dhe po vazhdon e mbështetur tashmë nga pedagogët në të gjtihë vendin, ka frymëzuar artistë të rinj të mbledhin imazhet e saj të jashtëzakonshme dhe t’i pasqyrojnë në rrjetet sociale.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/227291/video-berisha-revolucioni-qe-do-te-permbyse-kakistokracine-e-maduros-te-shqiperise/

 

Me emra: Ja kush janë ish-punonjësit e Sigurimit të rikthyer në Polici dhe SHISH

Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal emërimesh në Shërbimin Informativ Shtetëror, rikthimin e 9 ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit në poste të larta drejtuese nga Helidon Bendo, njeriu i besuar i kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/227294/me-emra-ja-kush-jane-ish-punonjesit-e-sigurimit-te-rikthyer-ne-polici-dhe-shish/

 

Vasili: Të shkarkohet Arta Marku, ka shkelur ligjin

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petirit Vasili ka kërkuar shkarkim nga detyra të kryeprokurores Arta Marku, pasi sipas tij ka shkelur ligjin në rastin e verifikimit të Bujar Sheshit, anëtar i KLP-së, për të cilën është denoncuar se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/227323/vasili-te-shkarkohet-arta-marku-ka-shkelur-ligjin/

 

Investigimi i The Independent: Si u kthye Shqipëria në Kolumbinë e Europës

Gazeta e njohur britanike, The Independent ka publikuar një investigim të gjatë ku theksohet se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/227357/investigimi-i-the-independent-si-u-kthye-shqiperia-ne-kolumbine-e-europes/

 

Malltezi sjell faktet: Protesta e qëndresa, e vetmja gjuhë që njeh mashtruesi Rama

"Shqiptarët po tregojnë gjatë gjithë këtyre ditëve se duke protestuar, mund të ndalojmë të keqen." Ky është konstatimi i Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD-së, me të cilin nisi deklaratën e tij para mediave ilustruar me faktet.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/227299/malltezi-sjell-faktet-protesta-e-qendresa-e-vetmja-gjuhe-qe-njeh-mashtruesi-rama/

 

Trafik droge nga Shqipëria, 6 të arrestuar, mes tyre tre shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/227327/trafik-droge-nga-shqiperia-6-te-arrestuar-mes-tyre-tre-shqiptare/

 

Ish-ministri serb tregon kush po kërkon të ndajë Kosovën: Vuçiç, Rama, Thaçi, Soros dhe ...

Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe Aleks Soros, i biri i Xhorxh Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Der Standard”, Vuk Jeremiç tregon, gjithashtu, se kush po lobon në Shtëpinë e Bardhë për llogari të Serbisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/227347/ish-ministri-serb-tregon-kush-po-kerkon-te-ndaje-kosoven-vucic-rama-thaci-soros-dhe/

 

Kriza në Venezuelë, liderët evropianë i japin ultimatum Maduros

Fuqitë europiane kanë paralajmëruar Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro se ai duhet të shpallë zgjedhjet brenda tetë ditëve ose ata do të njohin zyrtarisht pretendentin e opozitës si udhëheqësin e vendit.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/227263/kriza-ne-venezuele-lideret-evropiane-i-japin-ultimatum-maduros/

 

Shpërthen Spalleti pas humbjes së Interit: Kush nuk do të luajë, le të largohet

Pas disfatës 1-0 të pësuar në transfertë ndaj Torinos, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, në një intervistë për “Sky” komentoi performancën e dobët të futbollistëve të tij, të paaftë të krijonin qoftë edhe një rast të vetëm konkret për gol në 90 minuta.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/227376/shperthen-spalleti-pas-humbjes-se-interit-kush-nuk-do-te-luaje-le-te-largohet/

                                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco