'Loja e pistë e Ramës për kapjen e Drejtësisë: ku gaboi prokurori 'sigurims' që e dekonspiruan?'

'Loja e pistë e Ramës për kapjen e Drejtësisë: ku gaboi prokurori 'sigurims' që e dekonspiruan?'

12:00, 26/01/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka zbardhur dokumentin zyrtar ku thuhet se prokurori Bujar Sheshi, anëtar i KLP,  ka qënë një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që në shkollën e mesme "Petro Nini Luarasi" dhe më pas hetues i Degës së Punëve të Brendshme të Fierit. Ai paraqitet në dokumentat e Sigurimit të Shtetit, jo si Bujar Ramiz Sheshi, por me emrin Bujar Rasim Shesha dhe me pseudonimin "Venusi", që përkon me prokurorin aktual. 

U deshën tre muaj të dilte në dritë ky fakt, tre muaj për të cilat deputeti Gent Strazimiri ngriti sot çështjen: "Ka edhe një pyetje tjetër për t’i dhenë përgjigje në këtë lojë të pistë për kapjen e sistemit të drejtesisë: Përse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen e papërshtatshmërisë absolute të Bujar Sheshit, si drejtues i asaj që quhet “drejtësia e re”? Ku “gaboi” shoku Bujar Sheshi, që Partia ta dënonte me dekonspirim dhe...”zbatim të ligjit”?"

Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:

"Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar shumë kohë më parë: vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.

Prova më flagrante është emërimi si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i prokurorit të Krimeve të Rënda Bujar Sheshi.

Dokumentat zyrtarë tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë.

Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.

Më konkretisht, kushti pengues ligjor parashikohet nga neni 105, ku thuhet se: “Kandidatët duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.”

Por përse për sigurimsin që në shkollë të mesme Bujar Sheshi, vija e kuqe e ligjit nuk ka funksionuar?

Si ka mundësi që ai aplikoi dhe kaloi vetingun me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës, siç e kërkon ligji?

 Ka një përgjigje fare të thjeshtë per këto pyetje që me të drejtë mund t’i bëjë kushdo, që ka besuar tek reforma në drejtësi.

Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Marku e kualifikoi atë në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e ngarkon Arta Markun me përgjegjësi direkte, pasi në nenin 279 percaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtarë te KLP-së”.

Të vetmen detyrë që i ngarkon ligji në raport me krijimin e KLP-së, Prokurorja e Paligjshme e Edi Ramës nuk e ka kryer.

Ajo nuk ka pritur përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve, por e ka çuar aplikimin e paplotë pranë organeve të vetingut.

Edhe këta, besnikë të partisë, kanë mbyllur njërin sy për të mos parë që kandidatit të vetëm, në dorë të të cilit kishte ngelur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ka edhe një pyetje tjetër për t’i dhenë përgjigje në këtë lojë të pistë për kapjen e sistemit të drejtesisë: Përse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen e papërshtatshmërisë absolute të Bujar Sheshit, si drejtues i asaj që quhet “drejtësia e re”? Ku “gaboi” shoku Bujar Sheshi, që Partia ta dënonte me dekonspirim dhe...”zbatim të ligjit”?

Kjo është pyetja që kërkon përgjigje, për të sqaruar hijen e turpit që qëndron mbi konstituimin e organeve të “drejtësisë popullore e socialiste”, në të cilën e nën të cilën ligji zbatohet vetëm si dënim për mosbesnikëri ndaj partisë."

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku26/01/2019 14:51

    Kontroversum. Një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit komunist diktator kriminel para 1991 nuk ka të drejtë të jetën pjesë e sistemit të drejtësisë, KLP në këtë rast. Po vetë sigurimi i shtetit komunist diktator kriminel vrasës paska të drejtë të jetë kryetar i tempullit të demokracisë drejtësisë ligjshmërisë, kryetar i parlamentit në këtë rast. Nuk mund të jetë i pastër poshtë në luginë uji që buron i qelbur lart në majë të malit. Reforma në shtetin tonë duhet të fillojë nga koka, peshkut të qelbur në kokë është e kotë të përpiqemi ti shpëtojmë ndonjë copë nga bishti. Kur nuk e duam ne shqiptarët atdheun tonë, e dashka më tepër hebreu soros, kinezi don lu, kurva vllahutin, bax-hella mogherini, fekalesteini & co me një të çmendur në krye që vetëm shqiptar nuk është. Mos prisni hajër nga horrat o shqiptarë.

    Jorgo26/01/2019 13:37

    Thuaje o Strazimir, nuk eshte e veshtire, ai votoi per te rikthyer ne pune dy prokuroret e hequr nga Arta Marku, votoi kundur vijes se te "pavarurit" Ibrahimi, kryetarit te KLP. Kjo eshte prova e pare se si do jete prokuroria, ketu doli qarte se Ibrahimi e beri reformen ne drejtesi per Ramen dhe per vete.B. Sheshi eshte viktima e pare.

    krasasi tp26/01/2019 12:23

    Sepse taktika, eshte ne funksion te strategjise.Krijojme strukturat e reja dhe pastaj kthejme koken pas, per te pare mos kemi ber ndonji "gabim".Znj.D.Prela, Z.B.Cani,Z.B.Sheshi jane "theroret"e pare.Gjate rruges shofim nese, dhe ku, kemi "gabuar".Mos te harrojme qe proçesin e mbikqyrin nderkombetaret(ONM)."Detyra" e politikaneve ajo eshte, te fusin hundet dhe te penetrojne ne sistem te besuaret e tyre.

    Shto koment

    Denonco