Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Greva e universiteteve/ Pedagogu në SYRI.net: Arsyeja pse u mblodh asambleja

Greva e universiteteve/ Pedagogu në SYRI.net: Arsyeja pse u mblodh asambleja

18:33, 25/01/2019
A+ Aa A-

Pedagogu Romeo Hanxhari i ftuar në studion e SYRI.net ka treguar se pse pedagogët i janë bashkuar protestës së studentëve.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili pedagogu Hanxhari ka treguar se pse trupa mësimëdhënëse ka vepruar kaq vonë.

‘Ne kemi qenë në krah të studentëve. Mekanizmi i vendosjes në lëvizje të pedagogëve është i ngadaltë. Universiteti është një hapësirë lirie mendimi. Ka shumë probleme për shkak të ligjit të Arsimit të Lartë. Universiteti është i sanksionuar me kushtetutë që është autonom dhe këtu qëndron edhe vlera e këtij institucioni, duke shmangur varësinë ndaj ekzekutivit.

Rektori i Universitetit dekretohet nga Presidenti, kryeministri nuk e shkarkon dot. Të bëhen bashkë të gjithë pedagogët për të arritur diçka të përbashkët nuk është diçka e lehtë. Dua të sqaroj që gjatë dhjetorit pedagogët u organizuan, për shkak se po cenohej njëri krah i Universitetit që janë studentët. Këta të fundit po cenoheshin sepse kërkesat e tyre po shikoheshin me indiferencë.

Asambletë e fakulteteve ishin mbledhur më parë dhe kishin votuar deklaratat. Ne thirrëm të gjitha asambletë në një takim të përbashkët dhe dolëm në një deklaratë ku vendosëm të bëjmë 5 kërkesa’, u shpreh pedagogu Romeo Hanxhari në SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco