Meta takon Tahirin: Dialogu Kosovë – Serbi të garantojë njohjen reciproke dhe të forcojë bashkëjetesën

Meta takon Tahirin: Dialogu Kosovë – Serbi të garantojë njohjen reciproke dhe të forcojë bashkëjetesën

18:13, 25/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në një takim politikanen e njohur të Kosovës, ish-zëvendëskryeministren Edita Tahiri. Në përfundim të këtij takimi, Meta është shprehur “shumë i lumtur të takoja znj. Edita Tahiri”.

Sipas Metës, “Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.

Përmbyllja e dialogut Kosovë – Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.

Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco