Edi Rama tjetër ndryshim në qeveri, ja kush largohet

Edi Rama tjetër ndryshim në qeveri, ja kush largohet

15:39, 25/01/2019
A+ Aa A-

Pasi largoi nga detyra, Damian Gjiknurin, më datë 23 janar, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra edhe të zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko.

Vendimi nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë, por ky vendim është bërë publik pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Edi Rama ka vendosur të rikthej në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja.
Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Nuk dihen arsyet e shkarkimi nga ky funksion i zëvendësministrit, Enis Aliko, nderkohe qe largimi i tij u mbajt i fshehte për mëse dy jave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco