'Kokat e mëdha' e duan pak Coca ...

'Kokat e mëdha' e duan pak Coca ...

14:34, 25/01/2019
A+ Aa A-

Ka shumë enigma, se përse Edi Rama është fiksuar keq pas “djaloshit” (siç e quan vetë) nga Kosova, Gent Cakaj. Në rrjetet sociale janë shtuar shumë zërat që thonë, se e ka piketuar për dhëndër të thjeshtrës së tij, vajzës së bashkëshortes Linda Rama. Por këto lajme deri më tani janë “thashetheme” dhe varianti më zyrtar që pranohet nga vetë kryeministri është, se ky i fundit është mahnitur nga dijet dhe leximet e pafundme të 28-vjeçarit.

Por pyetja shtrohet; nga u bind Edi Rama për lexueshmërinë e këtij djaloshi?!

Sepse siç thotë edhe vetë poshtë e përpjetë në intervistat për mediat ndërkombëtare, puna e kryeministrit është shumë e rëndë dhe ai nuk ka kohë fare, as për familjen e tij. Pra Edi Ramës që të arrinte në përfundimin të cilin na e jep me bindje të plotë, se Gent Cakaj është një ndër shqiptarët e gjallë më të lexuar, i është dashur të kalojë shumë kohë me këtë djalosh. Dhe nuk ka asnjë gjë të keqe, që ai në kohën e tij të lirë (në të cilën akuzohet publikisht se “bëhet dru” me mall të bardhë të cilësisë së lartë), të ketë përfshirë edhe Gent Cakajn. Kjo i ka shërbyer si duket kryeministrit, që jo vetëm të eksplorojë dijet e pafundme të djaloshit nga Kosova, por edhe ta përshtatë e stërvitë për ministër të Jashtëm.

“Kokat e mëdha” dhe punët e rënda si ajo e ministrit dhe kryeministrit, e duan pak Coca...mundësisht të cilësisë së parë, që vjen direkt nga Kolumbia.

Detyra e parë e vështirë që kryeminstri i ngarkoi Cakës ishte ajo e dy ditëve më parë, kur në një ceremoni të transmetuar live, e “detyroi” djaloshin e tij që të betohej si ministër i Jashtëm. Dhe të gjithë e pamë se për të përballuar këtë “punë të rëndë”, Cakajt pavarësisht se është “kokë e madhe”, i duhej për ndihmë e stimulim, edhe pak Cocainë nga ajo që vetëm Rama di ku ta gjejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif25/01/2019 18:37

Akoma se pasket kuptu pse e ka qejf Caken, sepse kryeministri une eshte homoseksual, hajt mirmjes tw gjithve

Rabi Yahuda25/01/2019 16:54

Sa veprimi i peshtire ishte te shihje fshirjen e hundeve me gishin e dores gjate ceremonise se dekretimit te sforcuar prej pseudo ministrit te jashtem. Ai veprim i vuri vulen kualiteteve te kandidatit. Them i vuri vulen sepse eshte veprim subkonshial, as ai vete nuk ishte i vetedijeshem kur e çliroi ate gjest. Ne dekodimin e Simbolikes se Body Language prekja e hundes eshte negativitet, genjeshter, mashtrim. Zakonisht wshtw gjuha e rrugaçeve kur shprehin njje premtim qe e dine se nuk jane te sinqerte ne zbatim. Touching the nose in body language A person will touch his nose if he believed that something negative has happened. Here is an example to make it clear: What will happen if you were really thirsty then you opened the refrigerator only to find nothing to drink? Certainly any person would experience negative feelings in such a case. These negative feelings might be accompanied by one of the negative body language gestures such as touching the nose. Here is another situation that could trigger negative body language. Suppose that you had an appointment for a job interview and that you were already late. What will happen if upon arriving to your car you discovered that you left the car keys at home?

Nardi25/01/2019 15:37

Po cne ky me cupen e Nashos , le gruan ja mori po do ti mare edhe cupen tani , mjere Nashoja i shkrete ce gjeti qekur u pleks me ate baxhelle

Shto koment

Denonco