‘Unë jam si gjeli i farës’- Iriqi bisedon me Erion Braçen

‘Unë jam si gjeli i farës’- Iriqi bisedon me Erion Braçen

13:25, 25/01/2019
A+ Aa A-

Iriqi:- Pse nxehesh kur mbiemrin ta shkruajnë Braqe?

Braçe- Se më kujton kur të ze barku,e di vetë ti se ç’ngjyrë del.

Iriqi:- Po kur merren me gjatësinë tënde?

Braçe:- Nuk e rruaj fare. Ja prova,shih sa më është bërë mjekra.

Iriqi:- Eshte e lodhshme puna si zv/kryeministër?

Braçe:- Në fakt Rama ka vite që nuk vjen ne zyre. Pra une jam kryeminister,por jam pak shtatzanë.

Iriqi:- Si?

Braçe:- Po ja,rri ne zyre dhjetë orë dhe më sjellin për të firmosur një mal me shkresa. Ku lexohen këto për një ditë,ulurita. Mos u merakos,asgjë nuk do lexosh. Firmosi dhe luaj me letra në kompjuter,më tha sekretari i kryeministrise. Po ai,Rama,i  ka lexuar,pyeta. Ai lexon vec fb,më tha sekretari e pasi më mori firmen më kapi te faqja e tha,kështu bëri dhe Peleshi kaq vjet,mos u mérzit.

Iriqi:- Si u ndjeve?

Braçe:- Nuk e rruajta fare. Ja shiko mjekren sa e kam rritur.

Iriqi:-Nuk kundërshton nga që mund të të heqë?

Braçe:- Me mua nuk lot dot Rama. Se nga PS vetëm unë jam në qeveri. Tamam si gjeli i farës. Po ika dhe unë del që populli votoi socialistet e qeverinë e mori MJAFT-i.

Iriqi:- Si do reagoni me studentët?

Braçe:- Hodha një fall me letra ne kompjuter. Studentët do sillen sikur do vazhdojnë grevën dhe ne do sillemi sikur do ua plotësojmë kërkesat.

Iriqi:- Kishe lavdéruar Nanon në një intervistë. Çudi se dhe Nano nuk rrinte në zyrë.

Braçe:- Nano nuk rrinte ama kur mësonte se ti kishe kapur ca lekë nuk e rruante fare. Ky,Rama pra,ben namin edhe per një qindarkë.

Iriqi:- Çfarë thotë?

Braçe:- Doni të më prishni miqësinë me oligarkët,na shan. Se ata i kam caktuar për të vjedhur,thotë. Ne jemi spektatorë. Ama dhe atyre ua fut.

Iriqi:- Si?

Braçe:- Tre muaj para zgjedhjeve ua mbledh gjithë thasët me paratë e grabitura në tendera e koncesione dhe ua jep ca të tjerëve që quhen shpérndarës. Keta mbledhin rreth vetes vrases,trafikante,drogmene,hajdutë dhe u thonë ,merr dy thasë dhe na jep tre deputetë. Kështu ka vite,por sivjet është e frikshme.

Iriqi:- Pse?

Braçe:- Se Rama ka aq thasë me para se mund të blejë 164 deputetë. Po parlamenti ynë ka 140. Ia thamë dhe nuk e kupton. Derisa kam aq lekë aq deputetë do ble. Bërtet si budallla,dua 164 deputetë.

Iriqi:- Si do e zgjidhni?

Braçe :- Do ndryshojmë kushtetutën,do e kthejmë parlamentin me 170 deputetë.

Iriqi:- Po ju keni lekë për 164?

Braçe:- Po 6 nuk do i kemi ne. Do i japim 4 Lulit dhe 2 Monës. Se ndryshe do quhemi shtet monist.

Iriqi:- Opozita thotë se në 16 shkurt do u shkurtojë nga këmbët?

Braçe:- Hahaha,ishalla e nis nga Rama që të barazohemi. Ta shohë si do ndjehet kur të jetë i gjatë sa une. Do e zerë Ruçi me shpulla. Spiropali nga Skënderbe do e quajë Edvin Katunari. Ndersa Ulsiu kur t’i flasë do ia mbushë surratin me pështymë. Hahahah,gallatë për t’u shijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco