Dyfishimi i çmimeve nga dentistët, Shehu - qeverisë: Pranojeni dështimin në shëndetësi!

Dyfishimi i çmimeve nga dentistët, Shehu - qeverisë: Pranojeni dështimin në shëndetësi!

12:21, 25/01/2019
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Teatralitet grotesk i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rritjen e çmimeve të procedurave stomatologjike. I qenkan drejtuar edhe gjykatës!!! Thjesht ky është një show cinik e tallës ndaj qytetarëve e shërbimit.

Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, Fondi, që kanë qënë prej kohesh në dijeni të këtij problemi, duhet të suvencionojnë për të mbuluar procedurat bazë stomatologjike, si pjesë përbërëse e kujdesit shëndetësor. Kjo është zgjidhja shëndetësore e sociale, që siguron nivel cilësor shërbimi, masivitet të popullsisë për mjekim, parandalim patologjish e parametra të pranueshëm shëndetësor.

Kam një pyetje për Ministrinë tonë, a e keni parë apo studiuar ndonjëherë si është gjendja e aparatit të gojës së shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë?! Katastrofë me premisa komplikacionesh serioze!

Pra, sot mos bëni të paditurin e të çuditurin, se edhe po të jetë kështu, aq më keq për efikasitetin e punës suaj. Pranoni të vërtetën e dështimin tuaj në të gjithë sistemin shëndetësor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco