Në emër të partisë, ish-ministrat e Ramës shpallen `armiq`!

Në emër të partisë, ish-ministrat e Ramës shpallen `armiq`!

11:51, 25/01/2019
A+ Aa A-

Skena e refuzimit përbuzës që Ditmir Bushai i bëri Edi Ramë për të hipur në makinën e tij menjëherë pas ceremonisë së delegimit të postit të ministrit të Jashtëm, ‘dhëndurit’ Gent Cakaj, tregon shumë se çfarë po ndodh brenda kupolës së Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër Damian Gjiknuri është zhdukur fare nga skena dhe njerëz pranë tij thonë, se ‘ka lidhur kokën me shami’ pas avancimit të hetimeve, veçanërisht në SHBA, për skandalin e ‘DH Albania’.

Por jo vetëm për këtë. Ministria beniamine e Ramës, Belinda Balluku, deklaroi hapur se ka nisur ‘vetting’ për veprimtarinë dhe firmat e paraardhësit.

Edhe pse Edi Rama në ‘thertoren’ e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste deklaroi, se ministrat që po ju priste kokat kishin qenë të suksesshëm, duket se është vënë në zbatim faza 2 e cila ka për synim që përpara opinionit publik dhe anëtarësisë socialiste, të gjitha mëkatet e Edi Ramës në 6 viteve qeverisje të shpëlahen totalisht, në kurriz të ish-ministrave.

Nën këtë dritë ishte edhe deklarata e mbrëmshme e nr.2 të PS-së, Taulant Ballës, i cili i shpalli ‘armiq’ në bllok ish ministrat.

I pyetur nga gazetarët në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, deklaroi se ata duhej të ishin larguar shumë kohë më parë.

‘Kemi bërë një analizë në korrik dhe një pjesë e kolegëve e dinin që kishin një rënie në punën e tyre… E kuptuam që disa gjera duheshin bërë më parë’, deklaroi Balla.

Pra të gjithë në aksion, për të shpëtuar dhe shpëlarë udhëheqësin, duke shpallur ‘grup armiqësor’ edhe njerëzit më të ngushtë të Ramës me të cilët ai ka bërë kërdinë në financat e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valamare25/01/2019 13:17

Aman Linditen dhe Mirelen cfare do i beni? Dy kuckat e Rames qe qelben dynjane.

Linda25/01/2019 12:11

munguaka Saje Qorri

githbo25/01/2019 12:05

Mos beni analiza me perfundime te sforcuara per ta nxierre Ramen si jo te beses. E dini mire qe nuk do u ndodhi gje atyre ministrave sic nuk i ndodhi gje Tahirit. Jo se Rama eshte burre i beses por se do e mernin me vete edhe ate po te shkonte dikush nga ministrat ne burg. Mund ta haje vetem ndonjeri qe nuk ka gje ne dore ne raport me Ramen, por keto kryesoret (Gjiknuri, Bushati etj) harrojeni se u ndodh gje.

Shto koment

Denonco