Dekretet e Metës, Vasili: Më i rëndësishmi ai për dividentin, Cakaj ka vlerë më pak se zero

Dekretet e Metës, Vasili: Më i rëndësishmi ai për dividentin, Cakaj ka vlerë më pak se zero

09:33, 25/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në intervistën për Ora Neës, i pyetur për komentin e tij në lidhje me dekretet e kthyera nga Presidenti, tha se dekreti më i rëndësishëm i kthyer është ai i dividentit për oligarkët, ndërsa sipas Vasilit, Gent Cakaj ka vlerë më pak se zero.

“Dua t’ju tërheq vëmendjen që nga të gjithë dekretet që Ilir Meta ka nxjerrë, jo vetëm kandidatura por edhe ligje, dekreti i Gent Cakës ka rëndësi aq sa ka, për mua nuk rëndësi, dekreti më i rëndësishëm që Presidenti Meta ka kthyer kaq qenë ulja e taksës për dividendit nga 15% në 8%, pasi ky ligj shkelte kushtetutën dhe duke i dhënë fuqi prapavepruese, për mua është dhunimi më i rëndë që i ka ndodhur Kushtetutës në këto 29 vjet.

Kushtetuta thotë që, asnjë akt që ka lidhje me taksat dhe me tatimet në shtetin shqiptar, nuk ka asnjëherë fuqi vepruese dhe në qoftë se unë sot jam i pikëlluar që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që kjo është shkelja më e rëndë që nuk ka më të dytë, mund të hapni mazhorancën dhe qeveritë e viteve të trazirave të mëdha të Shqipërisë qoftë edhe të vitit 97, nuk kemi parë një hata të tillë që vetëm kjo qeveri mund ta bëjë dhe për sa i takon rastit Caka mund të themi që fjalimi i parë i z. Caka ishte komedia më e madhe që kam përjetuar unë në politikë në jetën time, politikisht 0, në pikëpamje të gjuhës së folur më pak se 0, të konstruktit letrar drejt minusit, ndërsa po ti marr të gjitha së bashku ishte një komedi e madhe por e pështirë”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco