Telefonatat e qytetarëve: Qeveria ishte dhe është, një anije pa busull

Telefonatat e qytetarëve: Qeveria ishte dhe është, një anije pa busull

08:45, 25/01/2019
A+ Aa A-

Telefonatat e qytetarëve sot në emisionin "Koha për t'u zgjuar" në "News 24": “Unë jam një banor nga Belshi. Unë për vete shumë shumë i kënaqur për qeverinë. Që kur ka hyrë qeveria, njerëzit janë ndërgjegjësuar. Qeveria është në rrugën e duhur”.

“Kemi afro 30 vjet demokraci. Le të themi se në vitet e para  mungonte eksperienca. Qeveria ishte dhe është një anije pa busull. Populli thotë: Nëse përsëriten disa gabime disa herë, nuk është më hyjnore. Populli nuk e fal qeverinë për lulëzimin e drogës, krimit, dënimit dhe përdhunimit”.

“Jam  dakord me parafolësen. Është hera e parë që marr në telefon nëpër televizione. Mbështes të gjitha mendimet e asaj zonjës”.

“Ne jemi popull i pabesë. Ne shitemi për 50 mijë lekë. Sepse të blejnë dhe më pas të shkatërrojnë. Erion Veliaj nuk del në rrethina të bashkisë. Po zhdukemi mor vëlla. S’di se çfarë të them”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco