Gjana i shkruan SYRI.net/ Topalli, mendje e sëmurë dhe haluçinante...

Gjana i shkruan SYRI.net/ Topalli, mendje e sëmurë dhe haluçinante...

23:30, 24/01/2019
A+ Aa A-

Nga Jemin Gjana

Përshëndetje zoti Peka. Meqë gjithë këto ditë janë pasqyruar në kanalet televizive, në shtypin e shkruar dhe nëpër portalet e ndryshme hamendje të stisura lidhur me ligjimitetin e zgjedhjeve për Kryesinë e PD dua te qartësoj sa më poshtë:   

Mëndje të sëmura, që inatet  dhe mllefi politik i çojnë në konluzione haluçinante e të shëmtuara kanë deklaruar këto ditë se zgjedhjet per Kryesinë e PD nga Këshilli Kombetar i saj janë manipuluar, se anëtaret e Kryesisë nuk kanë legjitimitet sepse nuk kanë marre sejcili prej tyre 50 perqind plus një perqind të votave te anëtareve te Keshillit Kombetar.

Deklaroj me pergjegjesi te plotë se asnjë manipulim nuk ka ndodhur në procesin e numrimit të votave për Kryesine.Votimi është bërë individual dhe në kushtet e fshehtesise se plotë nga sejcili   anëtar i Këshillit    Kombëtar.

Numrimi i votave nga ana e Komisionit  eshte bere i hapur, ne praninë e atyre qe ishin kandidate, ose të njerzve të mandatuar prej tyre si vezhgues. Komisioni ka numruar publikisht dhe me zë të larte çdo votë të shënuar në të 328 fletët e votimit.

Pas perfundimit të numrimit po ne prani të të interesuarve qe kandidonin, pa lëvizur nga salla eshte bërë me shkrim dore proces verbali me votat e regjistruara per sejcilin nga 50 kandidatët. Në proces verbal gjenden votat me numra dhe ngjitur numrit me shkrim (bie fjala vota 50 pesedhjete) me qellim qe te shmanget në çdo rast një nderhyrje per ndryshim të rezultatit të votave.

Sapo eshte perfunduar ky proçes verbal, eshte bërë leximi në sallë i nr.votave të marra prej sejcilit kandidat. Pas kësaj eshtë bërë renditja e emrave sipas nr.votave të marra prej sejcilit nga 50 kandidatet, nga ku kanë dalë 15 fituesit e shpallur, te regjistruar dhe keta në proçes verbalin perkates perfundimtare.

I gjithë ky dokumentacion është firmosur nga te 5 antarët e Komisionit dhe bashke me fletet e votimit janë mbyllur nëpër zarfa te cilat janë mbyllur, firmosur në mbyllje, vulosur dhe dorzuar në arkivin e partise.Në çdo rast ankimimi këtë dokumentacion ka te drejte t'a hapë vetëm Gjykata e partise.

Deri sot nuk di qe dikush nga 35 kandidatët jo fitues(50 kandidate gjithsej) të kete paraqitur një ankimim per proçesin dhe për rezultatin...Tani dua të shpjegoj kete historinë e shëmtuar qe shpikin disa qe goja u flet para mendjes lidhur me legjitimitetin e Kryesise. Është e rëndë që njerëz që e dinë mirë të vërtetën e legjitimitetit shpifin në mënyre te turpshme.

Në një votim kolektiv, ku votohen 50 kandidatë për 15 fitues votat shperndahen dhe eshte e pa mundur qe 15 fituesit te mund të marrin sejcili prej tyre më shumë se 50 perqind të votave. Do të ishte një rastesi qe nuk ka ndodhur kurrë në votimet për Kryesinë e PD. Unë e njoh shumë mire këtë historik votimesh në PD dhe disponoj në arkivin tim personal të dhënat e votimeve për Kryesitë e PD nga shtatori i vitit 1991 e deri sot.Kush deshiron te ngucet e te ferkojë brirët e inatit më ka gati të ballafaqojmë të dhënat.Unë i kam ato rast pas rasti.

Praktikisht qe te mund te nxirren te gjithë fituesit me 50 perqind plus nje perqind të votave duhet qe Këshilli Kombëtar te mblidhej e të votonte 3 ose 4 here, për ndryshe është absolutisht e pa mundur të arrihet kjo me një votim.Çdo mëndje normale e di këtë arithmetikë elementare, ndersa ata qe kanë studjuar më lart  për matematike e dinë dhe e dinë.

Për t'a ilustruar kete po u jap njërin nga raste për ilustrim, votimin e bërë në Këshillin Kombëtar te PD në 2 maj 2005 per te zgjedhur Kryesinë e PD, Kryesi qe sipas kesaj logjike nuk ka legjitimitet në 60 - 70 perqind të saj. Por as ahere, as sot, as kurrë nuk është arithmetikizuar legjitimiteti i Kryesive ne gjithë sa here ka patur zgjedhje në PD duke e lidhur këtë me logjikën e mëndjeve te semura qe pretendojnë Kryesi të dala ku sejcili prej anëtareve ka 50+1 perqind të votave, në kushtet e një votimi per nje kolektiv kandidaturash.

Në maj 2005, Keshillit Kombëtar te asaj kohe i ështe paraqitur nje liste me 50 kandidate per te nxjerrë 24 anëtarë fitues, pra nje raport shumë më i ngushtë se raporti i kësaj ku 50 kandidatë ishin për të nxjerrë vetëm 15 fitues, pra ahere votohej në 2 për 1, kësaj here votohej në më shumë se 3 me 1.E megjithate ja cili ka qenë rezultati per sejcilin fitues.

Theksoj se Keshilli Kombetar i 2005 ka patur 135 anëtare, nga të cilët 100 te zgjedhur në mënyre te drejt per drejte nga Kuvendi dhe të tjeret ex oficio si Kryetare degesh PD etj.Dhe meqe rezultati asokohe eshte bërë publik po ua sjell në vëmëndje atyre që kanë qenë ahere me te njejtat aftesi mendore, e sot janë po ashtu, veçse nja 14 vite më të vjetër apo të vjetra. Në pasqyrën bashkëlidhur ketij shenimi shihni votat dhe kush të dojë te pjestojë për dy e të nxjerrë të dhënat.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keno, antidoti PD!26/01/2019 12:39

Qe numerimi eshte ok, mbase! Pyetje pa pergjigje nga Jemin-et e pensionuar qe degraduan PD: Si u zgjodhen ata 50 kandidate? A votoi secili votues vetem per 15 kandidate? Po Keshilli Kombetar si eshte zgjedhur?

Loran shehu26/01/2019 11:54

O Jemino kjo jozefina sesht no nje fytyr e mir po dhe ti mir shum i lexove votat ????????????????????

Shto koment

Denonco