Berisha: I sëmuri psiqik i delegoi kompetencat çirakut të Baton Haxhisë

Berisha: I sëmuri psiqik i delegoi kompetencat çirakut të Baton Haxhisë

22:58, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme në ‘;Opinion’ delegimin e kompetencave të Edi Ramës, Genti Cakajt për Ministrinë e Jashtme.

Berisha tha se Rama i delegoi kompetencat çirakut të Baton Haxhisë, i cili nuk ka respekt as për veten e tij.

‘Ky që vendos një çirak të Baton Haxhisë në kundërshtim me Kushtetutën ose është i sëmurë psiqik ose njeri i rrjeteve. Se të marrësh ti një njeri kur deri dje nuk e dinte se ishte mbi tokë. Kur ky nuk mori një dekret por u kthye një dekret ky është një çirak, sepse kur nuk ka respekt njeriu për veten e vet nuk duhet respektuar. Ai nuk duhet ta kishte marrë dje delegimin’, tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco