Deklarata e Berishës: Ministrja e Drejtësisë takoi Aldo Baren në burg

Deklarata e Berishës: Ministrja e Drejtësisë takoi Aldo Baren në burg

22:29, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, deklaroi se ministrja e Drejtësisë, i ka shkuar për vizitë në burg Aldo Bares, ish-kapos së bandës së Lushnjës.

Deklaratën ish-kryeministri Berisha e bëri në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë Rama si e lidhur me krimin dhe bandat.

“Më thoni sa të dënuar në burgje ka Shqipëria? I ka 5 mijë të burgosur. Kujt i shkoi ministrja e Drejtësisë për t’a vizituar në qeli? I shkoi baronit të krimit Aldo Bare”,- tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha tha se Rama po bën të pamundur që Dritan Dajti të mos dënohet.

Më tej, ai përmendi edhe disa prej personazheve të tjerë të botës së krimit, që sipas tij janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali kurva25/01/2019 00:36

Robt lorensvangjelit dhe atil kikiu kikia......race BQ

Shto koment

Denonco