Berisha tregon historinë e lidhjes së Ramës me diplomaten greke: Ja çfarë nxorën shërbimet sekrete

Berisha tregon historinë e lidhjes së Ramës me diplomaten greke: Ja çfarë nxorën shërbimet sekrete

22:07, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar sot në emisionin ‘Opinion’ një lidhje të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe diplomates greke në fillim të demokracisë.

Ai tha se në atë kohë Rama dhe diplomatja ndiqeshin nga shërbimet sekrete, dhe nga përgjimet flitej për shitje vizash dhe lidhje të tjera. Ndërsa shtoi se Rama dhe diplomatja greke u zhdukën sëbashku në Paris.

‘Histori a e Edi Ramës lidhet me një greke. Ka qenë një diplomate. Shërbimet tona ndiqnin Ramën dhe diplomaten sepse u trash miqësia, ai ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi Rama atë apo ajo Ramën nuk e di, por në Paris ikën të dy. Plus që shërbimet informonin me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar të dyshimtë. Se cila ishte lidhja, ishte erotike apo lidhje pune atë nuk e di unë. Po të ishte lidhje erotike unë nuk merresha me të. Fakti është se Rama u zhduk bashkë me të në Paris. Ky shoqërim misterioz që ndiqej në përgjime ambientale e të tjera. Nga përgjimet dilnin shitjet e vizave, dilnin gjëra të tmerrshme’, deklaroi Berisha. 

Diskutimi i plotë:

Pyetje: Pse zgjedh greqishten kur i referohesh Rames

Berisha: Se kam thënë kurrë këtë histori:

Berisha: Historia e emigrimit të Ramës lidhet me një greke, ka qenë një diplomate, Blendi e njeh dhe ti, e njeh mirë dhe diplomatja ndiqej nga shërbimet tona, edhe u trash miqësia miqësia mes tyre. Në vitet 92-64, ndiqej në lidhje me këtë zonjën.

Pyetje:  Çfarë lidhje, a e rekrutoi Rama atë e ajo ramin nuk e di., Në Paris i kishe të dy.

Berisha: Ajo ndiqej për probleme me vizat, ajo shiste vizat.  Ka lidhje me diplomaten greke? Nuk e di nëse kishte lidhje erotike apo diçka tjetër nuk e di.  Fakti është se të dy u zhduken  në Paris. Ka qënë përpara në Greqi ai. Rëndësi ka kjo, shoqëria misterioze, me ketë, që ndiqej intensivisht.

Blendi: mesa kujtoj, se kanë kaluar 25 vjet, ajo shoqërohej me gjithë gazetarët e asaj kohe. E mban mend dhe Lorenci. Berisha: As që mund të mungonte Lorenci. Por nga përgjimet kanë dalë gjëra të tmerrshme.

Lorenci: Shërbimi e ndiqte thatë ju,  SHIK raportonte tek presidenti Berisha, çfarë keni marrë atëherë? Kaq mund të them, thotë Berisha, jo kanë kaluar 25 vjet, janë deklasifikuar., Pse skam folur deri sot? Se ka qenë i klasifikuar. Kishte dyshime se është në bashkëpumin me të. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco