Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Akuzat e Topallit ndaj Bashës! Ja si i komenton Berisha

Akuzat e Topallit ndaj Bashës! Ja si i komenton Berisha

21:52, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe akuzat e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Opinion’ Berisha ju përgjigj gazetarëve lidhur me akuzat e fundit të zonjës Topalli ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se dihet kimizmi mes të dyve.

‘Në mënyrë absolute në vlerësimin tim me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka, aq sa ka me Moduron në Venezuelë. Ne nuk jemi për të marrë pushtet me dhunë por për të çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prova e parë dështoi, marrëveshja e 18 majit, tanui radhën e ka përmbysja e tij, që është mosbindja civile. Ka 52 metoda nga manuali i mosbindjes civile. E rrethon dhe nuk e lë të hyjë në zyrë. Mosbindja civile është shumë e gjëra, çdo gjë është e mundshme. Zoti Basha do të garantojë shqiptarët se ai nuk do të vijë në pushtet me dhunë. Në një vend që në një vit arrestohen 38 mijë qytetarë nuk mbetet gjë tjetër vetëm hedhja e këtij regjimi. Pak a shumë të njëjtat fjalë Jozefina mund të thoshte për Lulzim Bashën një ditë pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së, dihet kimizmi mes tyre’, deklaroi Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asi24/01/2019 23:30

Po ajo i sherben Rames pasi ne pune ne OSBE e punesoi Rama, si Bregun, Boden e nje dyzine qe e volen prr 28 vjet Pd e Shqiperine

t24/01/2019 22:28

Topalli nuk tha gjera te reja per lulin dhe ne ato ka te drejte ,por ka edhe diçka personale.Ajo qe nuk i falet topallit eshte qe doli ne tv e kapura nga rama dhe kjo te le te dyshosh.Ajo fare mire mund ti thoshte ne rrjetet sociale dhe askush nuk do mendonte se po ben lojen e rames

Shto koment

Denonco