Tahiri: Thaçi-Rama nuk mund të ndihmojmë axhendën serbo-ruse

Tahiri: Thaçi-Rama nuk mund të ndihmojmë axhendën serbo-ruse

21:37, 24/01/2019
A+ Aa A-

Në intervistën për “ABC News” Edita Tahiri ka vlerësuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ajo është shprehur se ky vendim i Presidentit ishte kombëtar dhe vizionar.

“Ne shqiptarët gjithmonë jemi cenuar. Nuk jemi në pozitën që të japim toka për Serbinë e Madhe dhe të ndihmojmë axhendën serbo-ruso. Nuk mund të këmbehen tokat shqiptare, pse Serbia do të bëhet homogjene në Ballkan. Veriu i Kosovës është integruar tashmë në sistemin kushtetues të Kosovës. Kur Serbia e pa këtë integrim, braktis këtë qasje dhe doli me skenarë gjeopolitike, duke zbuluar synimet e saj gjeopolitike”, tha ish-kryenegociatorja e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco