Tahiri: Prekja e kufijve nuk sjellë stabilitet, por luftë! Rama ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën

Tahiri: Prekja e kufijve nuk sjellë stabilitet, por luftë! Rama ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën

21:25, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës. Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës.

"Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe obigim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve. Edi Rama e ka detyrim të mos e lejojë të thellohet debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës, sikurse kundër kësaj ndarje janë shprehur edhe figura publike në Shqiëpri si Presidenti Ilir Meta, apo lideri historik Sali Berisha",  tha Tahiri.

Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashitm Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë. "Kemi më shumë se 100 vite që jemi vrarë nga serbët, tani duhet t'u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë. Shumë janë vrarë për këtë Kosovë. Gjërat duhet të peshohen në planin kombëtar. Ne kemi qenë kombi i mohuar. Është koha që fitoren e tanishme, që jemi bërë me dy shtete, ta çojmë përpara", tha Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco