Çfarë do të bënte Berisha nëse do të ishte sot në krye të opozitës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Çfarë do të bënte Berisha nëse do të ishte sot në krye të opozitës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

21:18, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ përballë një paneli gazetarësh ku komentoi përgatitjen e opozitës për protestën e 16 shkurtit.

I pyetur nga gazetarët se si do të vepronte Berisha nëse sot do të ishte në krye të opozitës, ish-kryeministri u përgjigj se do të bënte të njëjtën gjë që po bën opozita sot.

‘Edi Rama do të rrëzohet nga revolta popullore. Kur urrejtja shndërrohet në energji ajo shndërrohet në energji nukleare. Po të isha unë në krye të opozitës, do të bëja atë që ppo bën opozita sot. Unë e përshëndes opozitën dhe të jetë i bindur çdo shqiptar është se opozita do të bëjë të mundur që të votojnë qytetarët të lirë’, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco