Edita Tahiri: Rama, lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

Edita Tahiri: Rama, lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

21:13, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për “ABC News” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Emërimi i Gent Cakajt, është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës shtoi se “Unë e kam ftuar dhe e ftoj publikisht kryeministrin Edi Rama që të dalë publikisht e të shprehet kundër ndryshimeve të kufijve të Kosovës. Nuk jemi në pozitë ne të japin toka për të ‘ndërtuar’ Serbinë e madhe, duke i dhënë udhë tezave serbo-ruse”, ndërsa shoti edhe disa argumente, sipas sw cilës, “Nuk mund të këmbehen tokat shqiptare, pse Serbia do të bëhet homogjene në Ballkan.

Veriu i Kosovës është integruar tashmë në sistemin kushtetues të Kosovës. Kur Serbia e pa këtë integrim, braktis këtë qasje dhe doli me skenarë gjeopolitike, duke zbuluar synimet e saj gjeopolitike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco