VIDEO/ Banorët e Unazës vazhdojnë protestën: Edvin, hajdut, kazan, legen, benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti

VIDEO/ Banorët e Unazës vazhdojnë protestën: Edvin, hajdut, kazan, legen, benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti

17:22, 24/01/2019
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën edhe mbrëmjen e sotme.

Ata dogjën disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre.

Përballë këtij akti, banorët u shprehën se, “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromoat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”.

Ndërkohë, ndër parrluat e hedhura nga banorët ishin sonte...

“Poshtë projekti.

Edvin, hajdut, kazan, legen

O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar”.

“Nuk pranojmë gjoba nga banda. Duam drejtësi. Duam hetim për këtë projekt korruptim. Për shtëpitë tona përgjigjemi vetë. Shtëpitë do ti mbrojmë me armë”, u shpreh një tjetër banor, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me parullat...

“Benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti.

Unaza e bashkuar, ka për të fituar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco